25 vjet nga Masakra e Reçakut. Ish-ambasadori William Walker e pati cilësuar krim kundër njerëzimit.

Kosova përkujton 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku në këtë ditë (15 janar) forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ish-ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit, Reçaku i Shtimes u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë, shkruan KosovaPress.

Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orët në vijim Kosovës.

Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Pas Masakrës në Reçak, rifilluan luftimet 48-orëshe në mes të UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.

Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionarë dhe diplomatë të botës./ksp

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

Kuzeska: Kush i dha të drejtë Mickoskit të negociojë për të sjellë migrantë në vend, Maqedonia nuk ka mundësi të merret me këtë sfidë

"Mediat britanike me reputacion, si "The Times", raportuan se qeveria e Mickoskit është në bisedime me Britaninë e Madhe që Maqedonia të bëhet një...

Nesër takohen udhëheqësit e Ukrainës, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë

Nesër në Londër do të zhvillohet një takim midis presidentëve të Ukrainës dhe Francës dhe kryeministrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, të cilët...

Kryetari i Kuvendit të RVM-së, Afrim Gashi takon Bill Gates në Forumin e Dohas 2025

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale takimin e tij me bashkëthemeluesin...

Nga EFT te Rudnap: një hark i vjetër që rishfaqet në skenën politike

Në dy anët e kufirit, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, po shfaqen zhvillime që kanë vënë sektorin energjetik në qendër të vëmendjes....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu