A po rrezikohet Ballkani nga një luftë e re, gjeneral major Racaj paralajmëron

Bota aktualisht po përballet me dy luftra të ndryshme, që kanë filluar për disa vite më radhë. Derisa lufta Rusi-Ukrainë po mbush gati tre vite, po zhvillohet edhe lufta në mes të Izraelit dhe Iranit.

Sado me kërkesat dhe përpjekjet e shteteve të tjera të mëdha, që këto luftra të përfundojnë, ato ende janë duke u zhvilluar.

Më tensione dhe kërcënime po përballet edhe Ballkani. Një situatë e rëndë në këtë pjesë ishte parashikuar që kur filloi lufta në Ukrainë. U tha se Rusia do të përkrahte Serbinë gjenocidale që të shkaktoj tensione në Ballkan, e më së shumti në Kosovë.

Gjeneral major Muhamet Racaj, ka folur në një intervistë lidhur me atë se, a mund të ndikojnë luftërat tjera në botë, që në Ballkan të ketë një luftë të re?

“Bota vërtetë po përballet me përsëritjen e dimensioneve të ngjarjeve dhe lëvizjeve të viteve të 1920-30 ta të shekullit 20, prandaj mesazhet e tilla duhet të kuptohen në thelb. Nëse sot Putini është Hitleri i ri, Kina është njëlloj BRSS-je në ngritje, Irani është Perandoria e mbetjeve fashiste teokratike, Koreja Veriore është kombinimi i të gjitha logjikave të dhunshme, ndërsa shumë shtete në Afrikë tashmë janë rikthyer nën regjime të egra ushtarake. Në këtë situatë, me përhapjen e luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, zjarri mund të përfshijë lehtësisht Ballkanin Perëndimor. Fuqitë e mëdha janë kthyer në ditët e Luftës së Ftohtë dhe udhëhiqen nga parimi “çfarë është e mirë për ta është e keqe për ne”, pra: “kush kujt”, vlerëson Racaj.

Ai thotë më tutje se, bashkësia ndërkombëtare ka marrë masa parandaluese dhe është e vendosur që zona e Ballkanit Perëndimor nuk guxon të rikthehet as në Luftërat Ballkanike as në luftën e parë botërore dhe as në Luftërat Gjenocidiale të Millosheviqit.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit përveç Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës janë anëtarë të NATO-së dhe janë nën ombrellën e aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake në botë, kurse në Republikën e Kosovës është misioni i NATO-së, KFOR mendoj se është e pamundur për momentin të ketë një luftë në Shtetet e Ballkanit edhe pse Serbia çdo ditë po armatoset dhe është kërcënim për shtetet e Ballkanit. Mund të ketë konflikte të brendshme në shtetet e Ballkanit me ndikimin e luftës hibride Serbo-Ruse”, thekson ai për ‘Bota sot’.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dehari sërish për Kërçovën – BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e...

Inteligjenca kroate: Serbia e Rusia po destabilizojnë rajonin

Shërbimi i inteligjencës kroate ka hartuar një raport për sigurinë në rajonin e Ballkanit. Aty përmendet rasti i sulmit terroristë në Banjskë dhe projekti...

Vuçiq: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe...

Serbia i shiti më shumë municione Izraelit në 6 muajt e parë të 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar

Serbia i ka shitur më shumë municione Izraelit në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar 2024, transmeton...

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë kundër trupave ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pretenduar se trupat ukrainase në verilindje të vendit po luftojnë kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme, përfshirë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu