Mexhiti e Kasami në Berlin, marrin pjesë në “Albanian Gastronomy Festival”

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti bashkë me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, morën pjesë në Festivalin e parë gastronomik shqiptar në Berlin, përcjell TV21. Festivali tuboi në një vend qindra kompani nga Ballkani, ndërsa prezent ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Një ngjarje e këtillë, që na bashkon të gjithëve në një skenë të madhe ndërkombëtare, na bën krenarë si komb dhe na tregon se sa shumë kemi për të ofruar. Faleminderit organizatorëve për këtë mundësi dhe përkushtimin e tyre në promovimin e imazhit pozitiv të shqiptarëve nëpër botë. Le të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të tregojmë botës se shqiptarët janë të gatshëm të shkëlqejnë kudo”, raportohet të ketë thënë Mexhiti.

“Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bashkërisht me Ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zv, Kryeministrin e parë të RMV-së, Izet Mexhiti, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, filantropin Lazim Destani si dhe qindra biznismenë të suksesshëm nga brenda dhe jashtë vendit morën pjesë në ceremoninë hapëse të panairit tregtar, më të madhin të organizuar ndonjëherë nga shqiptarët jashtë vendit, pikërisht këtu në zemër të Europës në Berlin”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.

Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”, synon të bashkojë kompani nga sektori i ndërtimit, dizajnit & dekorimit, sektori i zinxhirit të furnizimit me ushqime dhe pije, sektori i shërbimeve digjitale & outsourcing, si dhe sektori i investimeve në turizëm, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi dhe do t’i takoj ata me mbi 3000 pjesëmarrës nga diaspora shqiptare në Evropë dhe Amerikë, të cilët janë angazhuar suksesshëm në sektorin e gastronomisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

Kurti-gazetares: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro, lëri albuminat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares...

Zyrtarët ushtarakë paralajmërojnë se pushtimi i Gazës do ta sillte vdekjen e shumë ushtarëve

Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima...

Dodik humb mandatin si president i Republikës Srpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska Komisioni Qendror...

Dehari sërish për Kërçovën – BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu