FSK-ja merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO

Forca e Sigurisë e Kosovës do të ketë gjithmonë mbështetjen e miqve ndërkombëtarë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, si dhe ofrimin e sigurisë e stabilitetit në vend.

Kështu u tha në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK -ja dhe partnerët 2024”, në të cilën u lavdërua arritja e FSK-së ndër vite.

“Gjatë këtij rrugëtimit të ndërlikuar, asnjëherë nuk kemi qenë të vetëm, partnerët tanë ndërkombëtarë kanë luajtur një rol thelbësor në formësimin, modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve tona, për këtë falënderimet tona shkojnë jo vetëm për ndihëm materiale, po edhe për përkushtimin e treguar për stabilitet në rajon. FSK-ja qëndron e fortë dhe e gatshme për të përmbushur misionin si garantues për paqe ndërkombëtare”, tha Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari tha se mbështetja e miqve është thelbësore për zhvillimin e forcave, e cila është shndërruar në storje suksesi.

“Unë si komandant vazhdimisht jam koordinuar me partnerët tonë që të shtyjmë përpara projektet tona të mëdha pasi që kjo është thelbësore për udhëtimin tonë përpara. Kam theksuar vazhdimisht që ne trajnohemi, stërvitemi, bashkëzbarkojmë vetëm me shtetet e NATO-s dhe kjo është tregues i seriozitetit tonë për fokusin tonë strategjik për anëtarësim në aleancën më të rëndësishme aleate në botë”, tha Jashari.

Ndërkaq, Christian Nawrat, gjeneral i zyrës ndërlidhëse dhe këshilluese të NATO-s në Kosovë tha se NATO mbetet plotësisht e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, mbarë rajonin, veçanërisht në sfondin e tensioneve për të cilat të gjithë jemi të vetëdijshëm.

“NALT-ja është një nga shtyllat e NATO-s për këtë mbështetje siç udhëzohet nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, puna jonë ndihmon strukturën civile që mbikëqyr FSK në zhvillimin e politikave të nevojshme”, tha ai.

Edhe ambasadorët përsëritën mbështetjen ndaj FSK-së në të gjitha fushat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

Kurti-gazetares: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro, lëri albuminat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares...

Zyrtarët ushtarakë paralajmërojnë se pushtimi i Gazës do ta sillte vdekjen e shumë ushtarëve

Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima...

Dodik humb mandatin si president i Republikës Srpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska Komisioni Qendror...

Dehari sërish për Kërçovën – BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu