Kurti në SHBA, nderohet me “Çelësin e Qytetit” në Waterbury

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministren e saj, Liza Gashi, si edhe konsullin e përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka, u mirëpritën në një organizim madhështor nga mërgata jonë në qendrën kulturore shqiptaro-amerikane “Hasan Prishtina” në Waterbury, Connecticut.

Mes pjesëmarrësve të shumtë në këtë pritje ishte edhe kryetari i qytetit të Waterbury, Paul K. Pernerewski Jr., senatori amerikan Richard Blumenthal si edhe shefi i policisë së Waterbury, Fred Spagnolo.

Kryeministri Kurti falënderoi bashkatdhetarët për pritjen e përzemërt. Njëkohësisht falënderoi për kryetarin e qytetit, Pernerewski e senatorin Blumenthal për praninë e tyre dhe fjalët e tyre mbështetëse, dhe për nderimin me “Çelësin e qytetit”.

“Ne e dimë që ju jeni jashtë atdheut, por po ashtu e dimë që ju jeni brenda kombit dhe duke qenë brenda kombit kemi përgjegjësi për njëri tjetrit, e duhet të punojmë bashkë sa më shumë për një kontribut sa më të madh edhe shoqëror e familjar por e dhe shtetëror e kombëtar ashtu që shqiptaria që do t’ua lëmë brezave pas nesh të jetë shumë më e mirë se sa ajo që e kemi gjetur”, tha kryeministri Kurti gjatë adresimit të tij.

Ai tha se gjatë këtyre tre vjetëve e gjysmë të qeverisjes jemi përpjekur që të japim shembullin e kontributit për vendin tonë, ashtu që të investojmë aty ku ka më së shumti nevoja.

Duke reflektuar mbi të arriturat e shtetit të Kosovës 25-vjet pas çlirimit, ai shtoi se Kosova është histori e dyfishtë suksesi: i intervenimit të NATO-s që e ndali gjenocidin e Serbisë si dhe rritjes ekonomike të kombinuar me progres demokratik.

“Për të dy këto rrëfime të suksesit, në zemër të tyre e kemi SHBA-në, që ishin aleati, miku dhe partneri ynë më i madh dhe i pazëvendësueshëm, edhe për çlirim e pavarësim, por edhe për zhvillim e demokratizim. Andaj faleminderit Shteteve të Bashkuara të Amerikës me të cilat ne gjithnjë ndajmë vlera, interesa, parime dhe qëllime të përbashkëta”, deklaroi kryeministri Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

FMN: Shqipëria ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, por rreziqet po zhvendosen drejt kahut negativ

Shqipëria vijon të shënojë një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Evropë, e mbështetur nga performanca e fortë e turizmit, inflacioni...

Pentagoni ngre alarmin: Kina po fiton epërsi ushtarake

Një raport i ri i Pentagonit paralajmëron se Kina ndodhet në mes të një “ndërtimi ushtarak historik”, i cili po e bën Shtetet e...

Kurti zbutet edhe me Serbinë, pa kërkim faljeje: Duhet t’i normalizojmë raportet me Serbinë

“Ne duhet t’i normalizojmë raportet me Serbinë”, i tha kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, AFP-së në një intervistë. Por, si siç u...

Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet shëndetësore paralele në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore paralele serbe që veprojnë në Kosovë. Në...

Safe City në pikëpyetje, shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për vënien në funksion të Safe City

Shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për njërin nga ligjet e kryesore për vënien në funksion të sistemit Safe City. Bëhet fjalë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu