Shi me vetëtima dhe bubullimë, parashikimi i motit për sot në Kosovë

Gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm të së dieles fillimisht në Shqipëri, pastaj edhe në Kosovë priten zhvillime të fuqishne të vranësirave frontale me rrebeshe lokalisht intensive me vetëtima dhe bubullimë.

Këto zhvillime vijnë bashkë me frontin e fuqishëm të ftohtë ajror që sjellë tranzicion rapid nga vera në vjeshtë e në bjeshkët më të larta edhe në dimër kalimtar.

Gjatë ditës së diel priten vranësira e reshje e rrebeshe lokale shiu, por parashihen lokalisht edhe intervale kohore me diell sidomos në disa zona të Shqipërisë. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme dhe ajo maksimale në Kosovë pritet deri në 17°C.

Fillimi i javës së pritet të kushtëzojë mot të freskët por me përmirësim gradual. Priten vranësira e intervale kohore me diell. Mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta (sidomos mëngjesi i së hënës dhe martes) dhe në ndonjë zonë mund të ketë ngrica sipërfaqësore afatshkurta.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Thirrjet “vdekje shqiptarëve” janë pasojë e deshqiptarizimit të sponsorizuar nga vetë shqiptarët në pushtet

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar me tone të forta pas thirrjeve skandaloze kundër shqiptarëve të dëgjuara në Kumanovë, gjatë një...

“Na përçmojnë, na fshijnë, na nëpërkëmbin” ~ Ahmeti bën thirrje për zgjim kombëtar më 19 tetor

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar me forcë pas skandalit të fundit në Kumanovë, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli u dëgjuan thirrje të...

Spiropali paralajmëron Maqedoninë e Veriut: “Bashkëjetesa nuk mbahet me fjalë boshe dhe heshtje”

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar me ashpërsi pas incidentit të rëndë gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku u dëgjuan thirrje...

Ditmir Bushati: Brohëritjet në Kumanovë janë në të rrezikshme, heshtja nga zyrtarët që dëshmuan këtë “sallë turpi” është e papranueshme

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të rënda me përmbajtje antishqiptare që ndodhën gjatë një ndeshjeje basketbolli në...

Rusia dhe Kina zhvillojnë manovra ushtarake në Detin e Japonisë, shtohen tensionet me SHBA

Sot, më 3 gusht 2025, flotat e Rusisë e Kinës kanë filluar stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Japonisë, duke përfshirë manovra me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu