Përpëlitjet e “Severnës” në llumin e nacionalizmit!

Përpëlitjet e “Severnës” në llumin e nacionalizmit!

Bashkimi Europian ka hequr yllin e “Severnës” nga flamuri i saj, pas pezullimit dhe moshapjen e negociatave me qeverinë e kryekomitit Micko, si pasojë e qëndrimit nacionalist dhe refuzimit të “kryerjes së detyrave të shtëpisë” dhe plotësimit të kushteve të parashtruara nga Bullgaria dy vite më parë.

Nga ana e tjetër premieri nacionalist i qeverisë “Severna” vojvoda Micko, lidhur me ngecjen e “drzhavës” në këtë proces ka thënë se “BE po përpiqet të diktojë se çfarë duhet të bëjë vendi i tij dhe ka theksuar se ai nuk do të pranojë vonesa të mëtejshme në bisedimet e anëtarësimit”.

Lajkat e premierit Micko për gjoja përkushtimin e qeverisë së tij dhe përpjekjet e tyre për të hapur negociatat me BE-në, janë një blof i madh para qytetarëve të “drzhavës” dhe autoriteteve të Brukselit vetëm në tre muajt e parë të qeverisjes së komitëve bashkë me VLEN-in dhe ZNAM.

A është kjo qeveria e “Ndryshimit” siç deklaronin vlenistët para tre muajve se me ta në qeverinë e re “Ndryshimi” i madh do të ndodhte jo vetëm për shqiptarët por edhe për maqedonët, turqit, romët, boshnjakët, vllehët etj., pasi ne nuk jemi si ata që u premtuan një jetë më të gjithë dhe nuk ua sollën kurrë?

Ne jemi “Ndryshimi” thoshin vlenistët ngado që shkonin në fushatën zgjedhore të para 8 majit, duke shtuar se ne kemi mbështetjen edhe të Albinit, ndaj duhet të na besoni ne dhe jo ata që u zhvatën dhe ju varfëruan, që ju lanë për dy dekada në mëshirë të fatit dhe nuk u interesuan për ju dhe fëmijët tuaj.

Faleminderit Albin për “kuajt e lodhur” që na propozove, pasi këta nuk tërheqin dot karrocat e tyre e lëre më të shijnë lëmin e mbush me drith shqiptar!
Ata veç menderes së tyre nuk mendojnë për kauzën kombëtare sepse çdo fillim i mbarë duket në 100 ditët e para të qeverisjes dhe se këta kuajt e lodhur të Albinit po japin shenjat e para të rraskapitjes si të kuaj të padobishëm për shqiptarët!

Koha për demagogji kishte ardhur sepse pushtetarët e vjetër kishin dështuar dhe ishte momenti që vlenistët qylaxhinj të sajonin një gjetje të re inovative përpara qytetareve shqiptarë siç ishte “Ndryshimi” me kryekomitin në krye të qeverisë së koalicionit.

Kush mund ta besonte këtë broçkullë të vlenistëve veç qylaxhinjve të saj dhe naivët e radhës për një “Ndryshim” me një komit në krye të qeverisë së ndryshimit?

Pezullimi i balancuesit, paralajmërimi i vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin ligji për gjuhët e pakicave (që u shty për në 11 dhjetor) dhe paralajmerimi i bllokimit të negociatave me BE-në janë tregues të qartë se kjo qeveri nuk mund të sjell “Ndryshimin” e shumëpritur.

A ishte ky “Ndryshimi” që prisnin qytetarët nga qeveria e re apo kjo ishte loja si “kodra pas bregut” për shqiptarët!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200...

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje alarmante prej 116% në veprat penale “tentativë vrasjeje”, shumica me armë zjarri dhe të ndodhura në zonën...

Nxënësi model nga Dizhoni – donon 5 mijë euro për shkollën “Imri Elezi”, para që i grumbulloi nga YT

Nxënësi nga Çairi dhuron 5 mijë euro për shkollën e tij “Imri Elezi” Një gjest frymëzues nga një i ri në Çair po bën bujë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu