Grenell: E ardhmja e Serbisë është pranë SHBA-së, dhe jo Kinës dhe Rusisë

I dërguari amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka thënë se e ardhmja e Serbisë është pranë Shteteve të Bashkuara, dhe jo pranë Kinës dhe Rusisë, raporton Zëri i Amerikës.Ai beson se mes SHBA-së dhe Serbisë ekziston një miqësi e sinqertë, pavarësisht se kush është në pushtet.

“Unë flas rregullisht me presidentin e [Serbisë, Aleksandar) Vuçiq dhe i them se duhet të shkëputet nga Rusia dhe Kina dhe të afrohet me Perëndimin dhe SHBA-në. Si një amerikan, shpesh jap këshilla të tilla dhe nuk hezitoj të promovoj vlerat e Perëndimit”, tha Grenell.Grenell ishte ndër të ftuarit në pritjen “Serbia përtej së ardhmes”, të cilën Misioni i Përhershëm i Serbisë në OKB e organizoi në Nju Jork.

Ish-zyrtari i administratës Trumpit ka mbetur i afërt me përfaqësuesit e pushtetit në Serbi edhe pas largimit nga detyra.Presidenti i Serbisë i dorëzoi atij një dekoratë shtetërore në tetor të vitit 2023 dhe me atë rast vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës “jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë”.

Në pyetjen e gazetarëve për gjendjen e tanishme në Kosovë, ish-zyrtari, i cili është ende aktiv në fushatën e Donald Trump, kritikoi administratën e presidentit të tanishëm amerikan Joe Biden.“Jam shumë i zhgënjyer që gjithë puna e mirë që ka bërë presidenti Trump në rajon është hedhur poshtë”, tha ai.

Sipas raportimit të Zërit të Amerikës, për shkak të ndërhyrjes nga shërbimi për shtyp i presidentit të Serbisë, Grenell nuk iu përgjigj pyetjes së këtij mediumi për investimin e dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, në ndërtesën e ish- Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.Serbia ka nënshkruar një kontratë me firmën e Kushnerit për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Ish-zyrtari i administratës Trump shpesh ka folur publikisht me lëvdata për projektin e dhëndrit të Trump në Beograd.Grenell, ndër të tjera, vlerësoi se ndërtesa e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, e cila është simbol i konfliktit, mund të shndërrohet në një urë miqësie mes Serbisë dhe SHBA-së.

Në vendin e rrënojave nga bombardimet, është planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave të larta me apartamente dhe hotele, megjithëse nga ky objekt, i ndërtuar mes viteve 1955 dhe 1965, nuk është hequr statusi i mbrojtjes së pasurisë kulturore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu