Të arrestuarit e mbrëmshëm janë nipi dhe shoferi i zëvendësministrit Sedat Sulejmani

Policia ka konfirmuar sot lajmin e mbrëmshëm të Klan M në lidhje me arrestimin e tre personave, ku në incident është përfshirë edhe një zyrtar qeveritar. Sipas Policisë së Tetovës, tre persona u arrestuan mbrëmë për shkak të pengimit të policisë në kryerjen e detyrës dhe rrezikimit të sigurisë publike.

“Më 24.09.2024, në ora 21:45, në rrugën e ‘Iindenit’ në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të rrezikimit të sigurisë dhe pengimit të personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare, kanë privuar nga liria personat N.M.(40) A.K.(35). ) dhe I.F.(33) të gjithë nga Tetova. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse” thonë nga SPB-Tetovë.

Informacionet jozyrtare tregojnë se i pari që ka sulmuar policinë është personi me inicialet N.M., nip i zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, ndërsa për policinë e Tetovës është i njohur për disa vepra të tjera penale. Pas ndalimit të N.M, për t’i ndihmuar në sulm, janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është shoferi i zëvendësministrit Sulejmani.

Pas kësaj, ka qenë zëvendësministri Sulejmani ai që ka tentuar të ndërhyjë në punën e policisë dhe të fshehë rastin, duke ndihmuar personin e parë që ka sulmuar policinë. Zëvendësministri Sulejmani është parë duke hyrë dhe dalë nga Stacioni Policor në Tetovë, dhe më pas, së bashku me disa funksionarë të tjerë, konkretisht deputetin Adnan Azizi është parë duke pritur në një restorant afër policisë së Tetovës deri në përfundimin e rastit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu