Vuçiç takim “kokë më kokë” me presidentin e Iranit, tema e bisedës: Kosova

Në Nju Jork, ku ndodhet për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takua me homologun Iranian Masud Pezeshkijan, dhe tema kryesore e bisedës, siç pohoi dhe ai vetë, ka qenë Kosova.

Vuçiç shkroi në Instagram se e ka falenderuar Iranin për “qëndrimin e tij të palëkundur dhe të vendosur lidhur me integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

Serbia që nga viti 2021 e ka forcuar bashkëpunimin me Iranin, pavarësisht se bëhet fjalë për një shtet nën sanksione të BE-së, me politikën e jashtme dhe të sigurisë të së cilit është e detyruar të harmonizohet si një shtet kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

Beogradi zyrtar llogarit mbështetjen e Teheranit për çështjen e Kosovës, pavarësinë e së cilës Irani nuk e njeh. Vucic ka theksuar në këtë takim rëndësinë e institucionit të Kombeve të Bashkuara në përpjekjet për të intensifikuar dialogun dhe aktivitetet diplomatike me qëllim qetësimin sa më të shpejtë të të gjitha konflikteve. Kosova ka qenë temë kryesore bisede edhe mes tij dhe kreut të diplomacisë kineze, Wang Yi.

“I paraqita ministrit të jashtëm kinez situatën gjithmonë e më të vështirë të popullit serb në Kosovë dhe kërkova mbështetjen e Pekinit “në luftën për të vërtetën dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare”, ishte komenti i Vuçiç, i cili shtoi gjithashtu se Serbia i është mirënjohëse Kinës e cila në maj të këtij viti votoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu