Kurti për Lajçakun dhe Borrellin: S’i bien bilbilit kur ka shkelje nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “Politico.eu” është shprehur se qasja e Serbisë nuk është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Ky portal shkruan se pavarësisht se ndanë të njëjtën tryezë në Bruksel javën e kaluar, dy liderët ballkanikë nuk folën drejtpërdrejt.

“Qasja e Serbisë nuk është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Si mundën t’i thonë po Marrëveshjes së Ohrit, por refuzuan ta nënshkruajnë atë”, ka thënë Kurti.

“Kur ai flet, unë nuk ndërhyj. Sa herë që flas, ai ankohet”, ka thënë Kurti, për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ky medium ka thënë se Kurti akuzoi qeverinë serbe për shkeljen e marrëveshjes së tyre “herë pas here” dhe siç thuhet aty, për strehimin e Milan Radoiçiqit, përcjell Klankosova.tv.

“Radoiçiqi është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi dhe financuar nga Serbia”, tha Kurti.

Kurti ka drejtuar gishtin edhe nga kryediplomati i BE-së Josep Borrell dhe emisarin për dialog,Miroslav Lajçak.

“Problemi është se Borrell dhe Lajçak nuk i bien bilbilit kur ka pasur shkelje. Imagjinoni një arbitër që sillet në një fushë futbolli pa bilbil”, është shprehur tutje ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu