Osmani mohon se ka pasur reagim nga NATO për rastin M-NAV

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka përgënjeshtruar pretendimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovskit dhe ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska se NATO ka reaguar në lidhje me zhvillimet që kanë ndodhur së fundmi në M-NAV, përkatësisht incidentit të dhunshëm që ndodhi në hapësirat e këtij institucioni.

Në një deklaratë për Klan Maqedoni, Osmani tha se, NATO nuk reagon për çështje të brendshme të shteteve anëtare dhe po të kishte ndonjë reagim, ai do të bëhej përmes Ministrisë së Jashtme apo delegacionit të vendit në Bruksel.

“NATO nuk reagon për çështje të brendshme të vendeve anëtare. Nën një, NATO komunikimin me shtetin e bën nëpërmjet Ministrisë së Jashtme dhe nuk ka pasur asnjë komunikim, të çfarëdo forme për këtë temë, qoftë me delegacionin tonë në Bruksel, ose me ministrinë tonë këtu. Ashtu që, besoj se ka një keqkuptim se, për shkak se NATO nuk ka reaguar dhe e dyta, vlerësimi i Agjencisë për Kontroll Civil të Aviacionit ishte se nuk ka pasur kërcënim të sigurisë së transportit ajror dhe për këtë arsye nuk besoj që ka ndonjë arsye për reagim” – tha Bujar Osmani.

Deklaratat e presidentit dhe ministres së Mbrojtjes, i ka quajtur keqinterpretim, ndërsa shtoi se institucioni përkatës konstatoi se incidenti në M-NAV nuk ka rrezikuar trafikun ajror.

“Kishte disa informacione se paska pasur fluturime të avionëve të NATO-s gjatë asaj periudhe dhe kjo besoj është keqinterpretuar, por reagim të NATO-s për këtë temë nuk ka pasur” – tha Bujar Osmani.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ditë më parë, duke komentuar incidentin në M-NAV, deklaroi se, ka pranuar reagime nga ambasadat dhe nga përfaqësues të lartë të NATO-së, të cilët kanë parashtruar pyetje se a është e sigurt hapësira ajrore e Maqedonisë edhe për avionët e NATO-s.

Ndërsa, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska tha se, nuk ka pasur reagim zyrtar të shkruar, megjithatë ka pasur interesim nga vendet anëtare të NATO-s për zhvillimet në M-NAV.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu