Konflikti mund të zgjerohet ndërsa Izraeli godet Libanin

Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Libani ndërsa në atë vend ende funksionon transporti. Zyrtarët libanez kanë njoftuar për qindra të vrarë dhe mijëra të plagosur nga sulmet e vazhdueshme izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, sulmet e fundit po shtojnë frikën e një konflikti të gjerë rajonal.

Izraeli goditi të hënën më shumë se 800 objektiva në Liban, përfshirë edhe kryeqytetin Bejrut, duke detyruar mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite eliminoi shumë raketa të lëshuara nga Libani mbrëmjen e së hënës ndërsa shtohet frika për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme. Presidenti Biden tha për gazetarët se Shtetet e Bashkuara po punojnë me homologët e tyre në rajon.

“Po punojmë për uljen e tensioneve në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre”.

Javën e shkuar, Izraeli ndërmori një operacion për eliminimin e pjesëtarëve të grupit Hezbollah, duke shpërthyer nga distanca mjetet e tyre të komunikimit. Kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë fushatën ushtarake izraelite.

“Nuk presim për një kërcënim, por i paraprijmë. Eliminojmë zyrtarë të lartë, terroristë dhe raketa. Të tjera gjëra do shihni”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, i paralajmëroi civilët libanezë të hënën që të qëndrojnë larg depove ushtarake.

“Hezbollahu synon t’i lëshojë këto armë drejt Izraelit, por ne nuk do ta lejojmë. Qëndroni larg tyre për sigurinë tuaj”.

Kabineti libanez zhvilloi një takim emergjent ndërsa Kombet e Bashkuara lëshuan paralajmërime.

“Është dramatike ajo që kemi parë javën e shkuar me pasoja të mëdha për civilët”, tha Imran Riza, zëvendës koordinator i Kombeve të Bashkuara për Libanin.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë vazhdon të kërkojë zgjidhje diplomatike, një analist i tha Zërit të Amerikës se po bëhet më e pamundur arritja e një armëpushimi në luftën gati njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit.

“Mundësia e një armëpushimi në Gazë nuk është më zgjidhja, thjesht nuk po ndodh. Nuk është e qartë se si përpjekjet e tjera diplomatike amerikane do të kenë sukses”, thotë Nimrod Goren me Institutin e Lindjes së Mesme.

Lufta në Gazë filloi tetorin e kaluar pasi Hamasi, i cilësuar si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, sulmoi Izraelin duke vrarë mbi një mijë persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë.

Ndërhyrja ushtarake izraelite në Gazë ka shkaktuar më shumë se 41 mijë të vrarë, sipas organeve të shëndetësisë palestineze, që nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve kur raportojnë shifrat. /VOA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VIDEO/ Publikohen pamjet para vrasjes së Liridona Ademajt, momenti kur Naim Murseli sinjalizon Granit Plavën

Me anë të këtij shikimi, i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli sinjalizoi bashkëpunëtorin e tij, Granit Plavën për të kryer...

Reuters: Fitorja e Kurtit rrezikon përsëritjen e krizës njëvjeçare në Kosovë

Media ndërkombëtare, “Reuters” ka shkruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Ky medium thotë se Kosova do të mbajë zgjedhje më 28 dhjetor pas...

Ish-ushtari 16-vjeçar i UÇK-së, Gazmend Syla kritikon ashpër Luan Krasniqin: Do të kujtohet si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e...

Kandidati për deputet nga AAK, Gazmend Syla ka kritikuar ish-boksierin, Luan Krasniqi duke thënë se “do të kujtohet vetëm si trim i ringut e...

Kosova pranon armatimin kundërtank nga Gjermania, PANZERFAUST 3

Faqja ndërkombëtare World News ka njoftuar se Kosova ka pranuar armatim kundërtank të tipit PANZERFAUST 3 nga Gjermania. Ky armatim modern i prodhimit gjerman konsiderohet...

Maqedonia e Veriut e treta në Evropë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre

Maqedonia renditet e treta në Evropë për sa i përket numrit të femicideve, ose vrasjeve të grave nga partnerët e tyre intimë. Kjo tregohet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu