Qeveria solli vendim për ndalimin e bixhozit online

Qeveria ka sjellë vendim që të ndalet bixhozi onlajn në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka njoftuar në profilin e tij në Facebook, Zv/kryeministri Izet Mexhiti. Ai thotë se ky ka qen edhe premtim parazgjedhor i koaliconit VLEN, ndërsa sot e njejta, siç thekson Mexhiti po bëhet realitet.

“Nuk do të lejojmë që pasurimi personal i individëve të Qeverisë së kaluar të jetë shkak i mijëra familjeve të varfëruara të bashkëqytetarëve tanë. Prioriteti ynë kryesor është t’i mbrojmë qytetarët. Sidomos të rinjtë. T’i mbrojmë ata nga borxhet, falimentimi, varësia nga bixhozi, rrjedhimisht t’i mbrojmë nga vështirësitë dhe çrregullimet sociale dhe familjare, t’i mbrojmë nga konflikti me ligjin dhe aktivitetet e paligjshme që janë gjithmonë pasojë e bixhozit”, tha Izet Mexhiti.

Për mungesën e një procedure të qartë, Izet Mexhiti fajsonë qeverinë e kaluar, pasi siç thotë, ata me vetëdije e kanë shfrytëzuar për të krijuar kompani të reja të bixhozit onlajn dhe internet.

Mexhiti shton se interes për azinot nlinë kanë pasur individë nga kreu i BDI-së dhe të Qeverisë së kaluar, e dëmi, theksoi ai, ishte për mijëra qytetar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do të “zgjohen një ditë shqiptarët Iliridës”?

Javën që lamë pas u mbajt kongresi i pestë i integristëve ku në fund të punimeve lideri i tyre Ali Ahmeti, u rizgjodh edhe...

“Çdo shekull ka heroin e vet, ky shekull t’ka ty”, mesazh i fortë i Lajçit për Kurtin

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me loken Xhemile Gashi nga Peja, duke publikuar një mesazh të gjatë për...

🇲🇰 🇺🇸 Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit...

Ambasadori Meidani: Deputetet shqiptare, pozitë dhe opozitë, të bashkuara në takimin me Ministren Spiropali në Shkup

Ambasadori Meidani: Deputetet shqiptare, pozitë dhe opozitë, të bashkuara në takimin me Ministren Spiropali në Shkup SHKUP – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut,...

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu