Një hap para anulimit të Balancerit! Kushtetuesja vendosi, nis procedurë për Balancuesin!

Gjykata Kushtetuese sot pas një debati të maratonik vendosi të nisë procedurë dhe të hapë lëndë për nismën që konteston dispozitat që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë etnik në institucione.

Procedura do të përfshijë shqyrtimin e kushtetutshmërisë për Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, Ligjin për nëpunës administrative, Rregulloren për elemente të detyrueshme në konkurset publike dhe Metodologjinë e planifikimit të punësimit në sektorin publik në përputhje me parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë. Vendimi erdhi pas një debati të gjatë mes gjykatësve të kushtetueses, të cilët kishin qëndrime të ndara. Në diskutime, kundër u deklaruan tre gjykatësit Osman Kadriu, Naser Ajdari dhe Fatmir Skender, kurse gjykatës të tjerë kontestonin pjesërisht nismën duke thënë se duhet t’i jepet hapësirë Kuvendit të gjejë mekanizëm tjetër për t’u respektuar norma kushtetuese për përfaqësim të drejtë etnik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu