Trump i siguruar, derisa FBI heton atentatin e mundshëm!

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte shënjestër e, mesa duket, një përpjekjeje për ta vrarë, tha Byroja Federale e Hetimeve, FBI.

Incidenti ndodhi pranë një prej klubeve të tij të golfit në Florida, vetëm nëntë javë pasi Trump, kandidat i Partisë Republikane për president, i mbijetoi një tjetër atentati në një tubim parazgjedhor në Pensilvani.

Policia tha përmes një deklarate se Trump “është i siguruar dhe i padëmtuar nga atentati i mundshëm”.

Fushata e Trumpit tha, gjithashtu, se kandidati 78-vjeçar është mirë, pas të shtënave me armë në afërsi të tij.

Autoritetet thanë se kanë arrestuar një të dyshuar, i cili është dërguar në paraburgim. Ato nuk e bënë publik emrin e tij, por mediat amerikane, si CNN, Fox News, CBS News dhe The New York Times, e identifikuan atë si Ryan Wesley Routh, 58-vjeçar, aktualisht me banim në Havaje.

Sipas të dhënave publike, Routh është punëtor ndërtimi, me një histori të gjatë shkeljesh. Ai është zhvendosur nga Karolina e Veriut në Havaje disa vite më parë dhe ka shprehur mbështetje për Partinë Demokratike në SHBA dhe për Ukrainën në faqet e tij në mediat sociale.

Agjentët e Shërbimit Sekret, të pozicionuar pranë fushës ku Trump po luante golf, vunë re grykën e një pushke të tipit AK, që po depërtonte në shkurret përreth, afërsisht 400 metra larg nga ish-presidenti.

Një agjent qëlloi dhe i armatosuri hodhi pushkën dhe iku me një makinë, duke lënë armën e zjarrit, së bashku me dy çanta shpine dhe një kamerë, tha sherifi i qarkut Pallm Biç, Ric Bradshaw.

I dyshuari u ndalua më vonë nga forcat e rendit në një qark fqinj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kadriu për shkrirjen e VLEN-it: Gjithçka që fillon me manipulime, ashtu edhe përfundon

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Gzim Kadriu, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj partnerëve të koalicionit VLEN, duke i akuzuar ata për...

Ali Ahmeti në vizitë tek Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Sot, gjatë vizitës sime në Prishtinë, pata kënaqësinë të pritem nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, me të cilën zhvilluam një...

Arbër Hajdari zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas mbarimit të BBV, por pse?

Në një intervistë të parë pas mbarimit të “BBV” në “Ftesë në 5” Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në...

Mbaron mbledhja e VLEN-it, zyrtarizohet shkrirja e LD, Besës dhe AAA-së! Formohet kryesia, por kur kryetari?

Ka mbaruar mbledhja e koalicionit VLEN në të cilën morën pjesë Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi bashkë me anëtarët e kryesisë së...

Idrizi: Do të hiqet tabela vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë

Drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi ka reaguar lidhur me tabelën e vendosur vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë. “E informojmë opinionin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu