Ndërpriten punimet në Bulevardin e Zhelinës. Dyshohet për keqpërdorime!

“Skandal i paprecedentë në ndërtimin e Bulevardit në Zhelinë: Ndërprerje e papritur e punimeve dhe mungesë e transparencës për shpenzimin e 500.000€
Të dashur qytetarë,
Skandali me ndërtimin e bulevardit është një turp dhe një dëshmi e qartë e paaftësisë dhe keqpërdorimit në menaxhimin publik!
Për më shumë se dy javë, punimet janë ndalur papritmas dhe mjetet e punës janë larguar nga vendi i ndërtimit, pa asnjë njoftim ose shpjegim për qytetarët.
Kjo ndërprerje e papritur është një shkelje flagrante e çdo standardi të menaxhimit dhe e drejtave të qytetarëve.
Mungesa e informacionit është e papranueshme dhe e papërgjegjshme.
Qytetarët kanë të drejtë të dinë çdo detaj dhe të jenë të informuar mbi çdo hap të këtij projekti i cili kap një vlerë prej 500.000 eurosh.
Kërkojmë që udhëheqësia komunale të publikoj menjëherë të gjitha dokumentet si dhe projektin sipas të cilit po ndërtohet bulevardi.
Pa këtë transparencë, çdo përpjekje për të fshehur informacionin është një tjetër shkelje e rëndë e besimit të qytetarëve.
Gjithashtu, dyshimet për keqpërdorime të mundshme të mjeteve janë alarmante dhe shumë shqetësuese!!
Nëse këto dyshime janë të sakta, kjo është një krim ndaj qytetarëve që paguajnë taksat e tyre.
Do të inicojmë një hetim të plotë dhe të paanshëm për të zbardhur çdo keqpërdorim dhe për të siguruar që çdo qindarkë e shpenzuar të jetë e justifikuar.
Autoritetet lokale duhet të veprojnë tani, të ofrojnë transparencë të plotë dhe të paraqesin një raport të detajuar mbi arsyet e ndërprerjes dhe planin për rinisjen e punimeve.
Ne nuk do të heshtim ndaj ktij menaxhimi të dobët, të pandershëm dhe të korruptuar” ka shkruar Emir Sulejmani
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=460851046957659&set=a.120936824282418&type=3&ref=embed_post

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Meloni, Le Pen, Salvini dhe Netanyahu mbështesin Orban: Evropa ka nevojë për ty

Udhëheqës të ekstremit të djathtë nga vende të ndryshme të botës janë bashkuar publikisht në mbështetje të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, duke theksuar rëndësinë...

Tregti me vdekjen në Iran! Autoritetet kërkojnë “shpërblim” për t’ua dorëzuar trupat familjarëve, kërkojnë nga 7 mijë dollarë

Grupet e të drejtave të njeriut raportojnë se më shumë se 2,400 persona janë vrarë në Iran gjatë shtypjes së dhunshme të protestave nga...

Izraeli dhe aleatët arabë i kërkojnë Trumpit të shtyjë çdo sulm ndaj Iranit

Izraeli dhe disa partnerë arabë i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të pezullojë çdo sulm ushtarak kundër Iranit, duke paralajmëruar se sulmi...

Dauti: Maqedonisë i nevojiten 8 Njësi zgjedhore dhe refuzim i konceptit unitar

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, thekson se çdo koncept që nuk prodhon barazi reale, por vetëm “siguri psikologjike” për njërën palë, është politikisht i...

Avdullah Hoti kërkon dorëheqje nga Lumir Abdixhiku: “Statuti është i qartë”

Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës s’e ka blerë metodën e “ofrimit të dorëheqjes” nga pozita e kryetarit të partisë nga Lumir Abdixhiku,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu