Të qenit baba e ka ndryshuar, Justin Bieber kërkon të bëjë paqe me Selena Gomez dhe partnerin e saj?

Artisti i njohur Justin Bieber shpreson të bëjë paqe me ish të dashurën e tij Selena Gomez pasi mirëpriti fëmijën e tij të parë me Hailey Bieber.

Jack Blues Bieber erdhi në jetë muajin e kaluar dhe duket se artisti tani po reflekton për marrëdhëniet e tij të kaluara. Një burim ka treguar se Justin është “i qetësuar” që kur u bë baba dhe shpreson të rregulloje gjërat me Selenën dhe të dashurin e saj Benny Blanco.

Ata thanë se Justin nuk ka asgjë tjetër veç paqes dhe dashurisë për të gjithë tani. Ndërsa prioriteti i tij është të kujdeset për të porsalindurin, burimi shpjegoi se ai ka një “listë të njerëzve me të cilët dëshiron të bëjë paqe”.
Duke folur për revistën Life and Style, burimi shtoi: “Benny dhe Selena janë në krye të listës dhe ai ka vendosur të përpiqet përsëri të rregullojë raportet me ta. Ai thotë se do t’u shkruajë atyre një mesazh vërtet të përzemërt. “Ai ndihet kaq i bekuar tani dhe kjo e ka shtyrë atë të dëshirojë të përhapë dashurinë dhe energji të mirë.”

Justin dhe Selena filluan të takoheshin në vitin 2009 pasi ai i bëri serenatë me këngën e tij One Less Lonely Girl në natën e Vitit të Ri të Dick Clark. Megjithatë, ata u ndanë për herë të parë dy vjet më vonë.

Vetëm një muaj më vonë, Bieber ndezi thashethemet për romancë me gruan e tij tashmë Hailey Bieber. Megjithatë, doli të ishin vetëm thashetheme dhe mars 2018, Selena dhe Justin u rikthyen. Vetëm gjashtë ditë më vonë, dyshja vendosën të bënin një pushim dhe nuk u desh shumë kohë që Justin dhe Hailey të rindeznin marrëdhënien e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu