VLEN: Dyshime për keqpërdorime nga Grubi

VLEN akuzon se kompani të afërta me funksionarë të Frontit Evropian, gjegjësisht familjarë të tyre, kanë marrë tenderë nga institucionet shtetërore në kohën kur BDI-ja ishte në pushtet. Ata thonë se kompani të afërta me familjarë të deputetit Elmi Aziri, kanë marrë tenderë si pasojë e ndikimit të ish zv.kryeministrit Artan Grubi. Një ditë më parë ata folën për një tender të tillë të Lotarisë Shtetërore kurse sot për një tjetër të ngjashëm.

“Kompania RITRON COPY DOOEL import-eksport Kumanovë, pronar i së cilës është nipi i bashkëshortes së deputetit Elmi Aziri, në periudhën 9 mujore, të llogaritur nga qershori 2021 deri në mars 2022, ka pranuar dy tenderë nga Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhëniet mes bashkësive, në krye me Artan Grubin, kryelogjistik i Ali Ahmetit. Këta dy tenderë kanë të bëjnë me blerjen e pajisjeve informatike, vlera totale e të cilëve është 2 milionë e tetëqind mijë denarë. Ky është institucioni i dytë shtetëror nën komandën e Artan Grubit, nga i cili merrte tenderët e njëjta kompani. Pa hyrë në profesionalizmin e funksionimit të biznesit të kompanisë RITRON COPY DOOEL import-eksport, nuk mund ta konsiderojmë si zgjedhje të rastësishme të Përparim Bajramit dhe Artan Grubit, që kompania e nipit të deputetit Elmi Aziri të ketë ofertat më të favorshme për fitimin e tenderëve”, tha Bujare Abazi, VLEN. (Alsat)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu