Qazimi: Drejtori Nikollovski heq shqipen nga tabelat, Taipi dhe Kaba të pafuqishëm për ta ndaluar!

Artina Qazimi nga Aleanca për Shqiptarët tha se, Ndërmarja Piblike për Rrugë Shtetërore ka hequr krejtësisht gjuhën shqipe nga tabelat që siç thotë, fatkeqësisht ka dhe zëvendësdrejtor shqiptar, Nazim Taipi dhe Doganat e Maqedonisë, ku zëvendësdrejtor është Garip Kaba. Qazimi pyeti se kush duhet ta mbrojë gjuhën shqipe nga Gjykata Kushtetuese dhe nga kjo Qeveri antishqiptare.

“Pobratimi i Mickos e heq shqipen nga tabelat në kufij
Kohë më parë reaguam ndaj gabimeve në gjuhën shqipe që janë bërë në tabelat informative në vendkalimet kufitare, me shpresë që ato të përmirësohen. Por, për ironi sot ndodhi edhe më keq. Ndërmarja Piblike për Rrugë Shtetërore, ku fatkeqësisht ka dhe zëvendësdrejtor shqiptar, Nazim Taipi dhe Doganat e Maqedonisë, ku zëvendësdrejtor është Garip Kaba, të dy nga vLEN dhe grupi i Taravarit, kanë hequr krejtësisht gjuhën shqipe nga tabelat. Ato tani janë vetëm në gjuhën maqedonase, angleze dhe frenge. Paramendoni tani kush duhet ta mbrojë gjuhën shqipe nga Gjykata Kushtetuese dhe nga kjo Qeveri antishqiptare. Ende pa u sjellë vendim, institucionet që fatkeqësisht thuhet se kanë edhe zëvendës shqiptarë, tanimë kanë filluar të abrogojnë në praktikë ligjin e gjuhëve dhe të fshijnë gjuhën shqipe”, shkroi Artina Qazimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dijana Toska e BDI-së e mërzitur pasi Kuvendi s’pranoi të debatojë për ndihmat në Gazë

Deputetja e BDI-së, Dijana Toska është shprehur e mërzitur për situatën në Gazë dhe e dëshpëruar pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, nuk pranoi...

Vizita pa “bereqet”!

Sot paradite Liderët e VREDI-it ia behën drejt drejt zyrave të VV dhe të Albin Kurtit në Prishtinë, si një mënyrë e bashkëpunimit mes...

Delegacioni biznesor saudit arrin në Siri, priten marrëveshje me vlerë mes 4 e 6 miliardë dollarëve

Ministri i Investimeve i Arabisë Saudite udhëhoqi një delegacion biznesor që udhëtoi drejt Sirisë të mërkurën, ku pritet të nënshkruajnë marrëveshje me vlerë mes...

Fetai, Qoku dhe Kurti diskutojnë për zgjedhjet dhe bashkëpunimin strategjik mes shqiptarëve

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar për një takim të rëndësishëm me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar...

Nis ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal në Xhepçisht/ Kasami: I’a VLEN për Xhepçishtin!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar sot për firmosjen e projektit bazë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në fshatin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu