“Ku ishit ju kur u themelua?” – Muadini: Më duhet t’ju pyes juve që me mburrje po na tregojnë se “si dhe për çka u themelua ASH”

“Ku ishit ju kur u themelua?”, kështu pyeti Omsnain Muadini të gjithë ata që siç thotë, me aq lehtësi dhe mburrje po na tregojnë se “si dhe për çka u themelua ASH” që ndërkohë pati edhe përgjigjen.

“Disa prej jush,…!
Sot, pas 10 viteve, kur po i shoh postimet e disave që me aq lehtësi dhe mburrje po na tregojnë se “si dhe për çka u themelua ASH”, më duhet t’ju pyes “ku ishit ju kur u themelua?” dhe t’ju vetpërgjigjem!
Disa prej jush, kur themelohej LRPDSH – ASH, ende përfitonit dhe merrnit beneficione nga BDI!
Disa prej jush, vazhdonit të punësoheshit e të punësonit familjarët tuaj!
Disa prej jush, vraponit pas tendereve të pushtetit të BDI!
Disa prej jush, mbaronit fakultetet si student dhe ushtarë partiak të BDI!
Disa prej jush, bëheshit Magjistra e Doktor Shkence në krahë të BDI!
Disa prej jush, frigoheshit nga Menduhi!
Disa prej jush, frigoheshit nga jarani Mijallkovi dhe Gruevski!
Disa prej jush, na shanit ne dhe na kërcënoheshit!
Disa prej jush, shanit Ziadinin edhe Arbenin, duke i shpallë tradhtarë, antishqiptarë dhe njerëz të shitur e të shërbimeve!
VAZHDON….”, ka shkruar Muadini.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu