Irani pajton motoçiklistët ‘Hells Angels’ për të marrë peng, vrarë dezertorët në SHBA, shkruan Washington Post!

Irani po pajton motoçiklistët e frikshëm të grupit ‘Hells Angels’ apo të grupeve të tjera kriminale në vendet perëndimore, për të goditur kritikët e vendit të tyre në ekzil.

Në një artikull shokues të rrjetit ‘The Washington Post’ thuhet se Teherani ka rekrutuar motoçiklistët e dhunshëm për të marrë peng ose vrarë disidentë iranianë në vendet perëndimore përfshi SHBA, Gjermani apo Britani.

Mes të rekrutuarve, sipas gazetës janë dhe grupi me origjinë ruse ‘Thieves in Law,’ dhe të tjerë të përfshirë në trafik drogash e dhunë, nga Skandinavia deri në Amerikën jugore, cka duket se janë idea më e fundit e sunduesve iranianë për të realizuar ëndrrat e tyre anti-perëndimore, shkruan The Post.

Objektivat sipas tyre janë një ish-ushtarak iranian që fshihet në Maryland, SHBA, një gazetar iraniano-amerikan në Brooklyn dhe një disident i njohur iranian në Londër.

Zhvillimi vjen pasi gazetari disident iranian Pouria Zeraati, u sulmua me thikë një muaj më parë në Londër pas kërcënimeve të shumta.

Ndërkohë në Rusi gangsterët politikë raportohet se kanë vrarë nje pilot ushtarak që kishte dezertuar drejt Ukrainës, shkruan Daily Mail.

Irani mohonte pretendimet ku u kontaktua nga Uashington Post.

“Këto fabrikime janë sajesa të regjimit sionist pushtues izraelit, ose të kultit terrorist muxhahajdin në Shqipëri, dhe shërbimeve djallzore të inteligjencës në Perëndim, për të larguar vëmendjen nga masakrat që kryen regjimi izraelit”, thuhet në reagimin e Teherani.

Por shërbimet britanike MI5 thonë se kanë zbuluar 16 komplote të republikës islamike në Britani në dy vitet e fundit, përsëri sipas The Post.

Ndërsa në Brooklyn, zyrtarët thanë se neutralizuan komplotin për vrasjen e gazetarit amerikano-iranian Masih Alinejad nga anëtari i grupit pro-rus Khalid Mehdiyev, sipas gazetës.

Teheran besohet gjithashtu se ka financuar sulmet dhe pengmarrjet e njerëzve si trafikanti iranian Naji Sharifi Zindashti, i njohur ndryshe si ‘Pablo Escobar-i iranian.

Ndërsa në Turqi aktivisti opozitar iranian Habib Chaab, u mor peng në 2020 dhe u trafikua drejt Irani kumë pas besohet se u torturua dhe u ekzektua, shkruan rrjeti Daily Mail.

Për krimet përdoret trafikanti ndërkombëtar iranian i drogave Naji Sharifi Zindashti që besohet se ka një kontratë prej $350,000 me dy anëtarë të grupit Hells Angels në Kanada për vrasjen e një dezertori dhe bashkëshortes së tij që fshihen në Kanada.

Dezertori nuk është identifikuar por mesohet se ka qenë ish-zyrtar i Gardës Revolucionare që tani është bërë informator i CIA-s.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u fut “Srpski svijet” në Severnën e Vredit dhe të Mickos?

A duhet të shqetësohen shqiptarët më ndërhyrjen e "srpski svijet" në Severnën e VREDI- dhe të Mickos? Shqiptarët duhet të shqetësohen nga "srpki svijet"...

Dita e Ushtrisë në Shkup, Kryeministri Mickoski provokon Greqinë, flet për Maqedoninë pa përmendur Veriun

Është pikërisht kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili ka shkaktuar këtë situatë pasi përdori emrin e Maqedonisë, por pa përmendur Veriun....

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu