Sulmi në Vrapçisht cilësohet si prishje e rendit, Shabani kërkom rikualifikim

Deri më tani nuk është ngritur ndonjë aktakuzë për ndonjë vepër penale ndaj dy personave me iniciale D.P (33) dhe D.V.(42), që më 10 shtator u arrestuan në komunë e Vrapçishtit pasi me shufra hekuri qëndronin në hapësirat e komunës, e që sipas SPB-së Tetovë, e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

“Ata brenda objektit të komunës e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe të njëjtit nuk u bindën urdhrave të zyrtarëve policorë, të dënueshme sipas nenit 14 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe lidhur me këtë kundër tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse. Për ngjarjet tjera që kanë të bëjnë me kishën “Shën Petka” ju lutemi të drejtoheni në Prokurorinë Themelore Publike – Gostivar”, thotë SPB Tetovë.

Mos procedimin penal, kryetari i Vrapçishtit Isen Shabani e quan jo të drejtë dhe kërkon që shteti të veprojë ndaj akteve që, sipas Shabanit, ishin terroriste, pasi sulmuesit, nën kërcënimin e shufrave, i mbajtën të ngujuar zyrtarët komunalë.

“Dua të apeloj nëpërmjet mediumeve deri tek policia dhe prokuroria që edhe njëherë të ri kualifikojnë lëndën dhe nëse ata pendohen para organeve të drejtësisë jemi dhe ne për të falur jo për të dënuar”, tha krytari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.

Me një komunikatë doli edhe Dioqeza Tetovë-Gostivar nga ku pohojnë se janë takuar me kryetarin e komunës dhe presin zgjidhje ligjore për kishën në Toplicë.

“Nxitja e dialogut të sinqertë për të gjitha çështjet e hapura mund të parandalojë dhe tejkalojë çdo problem. (…) Apelojmë për durim, maturi dhe përkushtim për paqe dhe respektim të ndërsjellë, që të ndërtojmë shoqëri në harmoni me vlera të vërteta. Dioqeza Tetovë-Gostivar fuqishëm mbështet sundimin e ligjit dhe në këtë drejtim mbetet e hapur për gjetjen e zgjidhjeve për çdo problem në rrugë ligjore”, thotë Dioqeza Tetovë-Gostivar

Më 9 shtator inspektorati komunal ndërpreu punimet në kishin në Toplicë, në të cilën disa qytetar nga Gostivari kishin shkuar për të zgjeruar oborrin. Një ditë më pas në formë protesta këta qytetarë, hynë në komunën e Vrapçishit dhe për rreth tre orë bllokuan kryetarin e komunës dhe administratën, të cilët nuk mund të dilnin nga zyrat. Më pas dy nga protestuesit u arrestuan nga policia, por disa orë më pas u lanë të lirë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump sugjeron që Spanja të përjashtohet nga NATO

Donald Trump sugjeroi të enjten që Spanja të përjashtohet nga aleanca ushtarake e NATO-s për shkak të dështimit të saj për të përmbushur kërkesën...

Bajram Rexhepi në lagjen Teqe: Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve po rriten çdo ditë, drejt fitores së madhe të 19 tetorit!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim entuziast me banorët e Lagjes Teqe, ku...

Hamasi thotë se mori garanci nga ShBA-ja e Turqia se lufta në Gaza ka marrë fund tërësisht

Shefi në ekzil i Hamasit dhe kryenegociatori Khalil al-Hayya, tha të enjten se ky grup ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë...

Në pritje të Trumpit, Kuvendi i Izraelit ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan

Ndërtesa e Kuvendit të Izraelit, institucion i njohur edhe si Knesset, janë ndriçuar me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të kaltër në nderim...

Bardhi ka frikë se ai dhe Sara ja shohin sherrin syrit të keq

Këngëtari Bardhi ka ndarë së fundmi një foto me bashkëshorten e tij, Sara Gjordeni, me të cilën tashmë ka një vajzë. Në imazh, çifti shfaqet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu