Flet e mbijetuara e dhunës seksuale: Na mbyllën për tre ditë në shkollë, bashkë me motrat e nënën

Një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilës nuk iu tregua identiteti, ka folur për tmerrin që ka përjetuar derisa ishte vetëm 11-vjeçare.

Gruaja në fjalë ka treguar se ishte dhunuar bashkë me motrat, nënën e saj dhe shumë gra e vajza të tjera kosovare nga forcat e ushtrisë serbe.

“Paramendoni një vajzë të vogël 11-vjeçare e cila nuk e kupton botën. Unë se kam ditë se çka është lufta. E kam pa frikën e nanës dhe të tjerëve, e kolonat e gjata, dhe e kam kuptu se çfarë ka ndodhur”.

“Na kanë çu në një shkollë dhe na kanë thënë të presim aty. Kur filluan me na marrë e me na fut në shkollë, përsëri unë se kam kuptu se çka po ndodhë me ne. Na kanë nda nëpër klasë dhe aty në një klasë e kam përjetuar tmerrin, bashkë me motrat dhe nënën. Unë s’kam pas fuqi me i ndalë, po as të tjerat që ishin më të mëdha se ne. Në shkollë na kanë lënë për tri ditë me rend, bashkë me shumë të tjera”, ka thënë ajo, sipas EO.

Te enjten, Medica Gjakova ka publikuar raportin mbi pasojat afatgjata të përdhunimeve të luftës në Kosovë, “Unë nuk kam faj për atë që më ka ndodhur”, bazuar në dëshmitë e 200 të mbijetuarve të dhunës së seksualizuar, prej tyre 191 gra dhe 9 burra.

Hulumtimi është fokusuar në pasojat psikologjike, fizike dhe sociale të viktimave të dhunës së seksualizuar.

Hulumtimi ka zbuluar se 86% e të mbijetuarve kanë stres post-traumatik, ose të thjeshtë ose komplekse, 96% e tyre kanë nivele të larta ankthi e mbi 70% kanë deklaruar se pas luftës jeta e tyre nuk ja vlente.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu