Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Do të përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të dalë me përgjigje me “masa serioze” në 72 orët e ardhshme. Deklaratën e ka dhënë pas takimit që ka pasur të martën me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç ka thënë Vuçiqi, ai do t’i adresohet popullit serb për kërkesat e Serbisë pas “sulmeve brutale mbi popullatën serbe, në veri të Kosovës”.

“Sot patëm biseda të ndara dyorëshe për ‘Kosovën e Metohinë’, fillimisht me Miroslav Lajçakun dhe me ambasadorin amerikan, Christopher Hill dhe në 72 orët e ardhshme do t’i drejtohemi publikut…Ne do t’ju përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Presidenti Vuçiq e ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare “se nuk po i përmbush ato që i kërkon Serbia”.

“Do të kemi shumë takime të rëndësishme sepse duhet të luftojmë për pozitën e Serbisë në botë, të kërkojmë aleatë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për atë çështje. Është e qartë që Kurti dëshiron shkatërrimin e persekutimin e popullatës serbe”, ka theksuar ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Më urrente më pak dhe fitoi!”, Trump ngre telefonin me kryeministrin e ri të Kanadasë: Marrëveshja vjen brenda javës

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se Kryeministri i Kanadasë Mark Carney do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë "brenda javës së ardhshme ose më...

Ja emrat e kryesisë së VLEN, LD me 5 anëtarë, BESA me 7, Alternativa me 9 dhe VV me 2

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme me të njëjtën emër, ndërkohë që kryetari akoma nuk është zgjedhur. Tash për tash VLEN-in...

Haradinaj: Opozita mund ta bëjë Qeverinë, Hamza dhe Abdixhiku të pranueshëm për kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shfaqi shpresën se mund të formohet qeveria nga partitë që ishin në opozitë në mandatin e kaluar. Haradinaj tha se...

Vazhdimi i paraburgimit për Bekteshin, BDI: Drejtësisë selektive dhe hakmarrje politike

Vazhdimi i paraburgimit për ish-ministrin Kreshnik Bekteshi, ndërkohë që fajtorët e drejtpërdrejtë – ata që kishin për detyrë sigurinë e fëmijëve, si dhe kryetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu