Ahmetaj: Kurti s’duhet ta flijojë Kosovën në emër të veriut!

Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), ka deklaruar se Qeveria Kurti e ka shtuar krizën në raport me dialogun me Serbinë dhe me raportet me bashkësinë ndërkombëtare, duke u shprehur se për katër vjet “s’ka pasur fare dialog”.

Ajo ka thënë të hënën në emisionin “60 Minuta” të KTV-së se kryeministri Albin Kurti është i lirë të veprojë në të mirë të integrimit të komunitetit serb në veri, por “pa e flijuar Kosovën dhe integritetin e tërësisë territoriale”.

“…Ne kemi nevojë që pjesëtarë të komunitetit serb të jenë pjesë e institucioneve që i kemi ndërtuar dhe kësaj i thuhet shtrirje e integritet, e jo ruajtje me Polici. Vazhdojmë të jemi në situatë më të keqe sesa që kemi qenë më herët. Ne (PDK-ja) jemi treguar konstruktiv dhe në vazhdimësi e kemi treguar dhe konfirmuar vullnetin dhe po të pyetemi ne, Kurti është i lirë të gjitha këto t’i arrijë vetëm të gjejë formën, e të mos e flijojë Kosovën dhe integritetin e tërësisë territoriale për shkak të kapriçove dhe në emër të veriut”, ka deklaruar ajo.

Sipas zyrtares së PDK-së, Qeveria Kurti në asnjë fushë s’ka shënuar progres në këtë mandat, duke theksuar se veriu nuk mund të integrohet nëse në atë pjesë s’ka shtrirje të institucioneve.

Ahmetaj ka potencuar se gjatë kësaj qeverisjeje dialogu “ka qenë i vdekur”, e sipas saj, angazhimi i Qeverisë e ka çuar Kosovën nën sanksione.

“Nuk ka fare dialog, ne kemi një situatë të menaxhimit të krizave. Nga kur kjo Qeveri ka ardhur, nga kriza në krizë…Secili takimi i organizuar në Bruksel ka qenë për të evituar rritjen e krizës për të cilën janë takuar. S’ka dialog ,është i vdekur apo në vdekje klinike…Situata e krijuar tani më shumë se e dukshme”, është shprehur ajo.

Ish-ministrja e integrimit evropian ka theksuar tutje se pozicioni i të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak tashmë ka mbaruar, duke thënë se Kosova tash është para dilemave se kush do ta pasojë misionin e Lajçakut.

Sipas Ahmetajt, mbetet të shihet pozicioni i shefes së re të politikës së jashtme në BE, Kaja Kallas. Ajo ka thënë se roli i saj pritet të ketë energji të reja në dialog, por që ende nuk dihet nëse Kallas do ta emërojë dikë për dialogun, apo do ta udhëheqë e vetme.

“Vizita e fundit e Lajçakut në Prishtinë nuk solli asgjë. Pak shpresa se do të ketë ndonjë rezultat në Bruksel. Çështja e letrës së zonjës Bërnabiq e tërheqja e letrës nga vendet e BE-së nuk është diçka e re. Letra është tërhequr nga trysnia që SHBA-ja ia ka bërë Serbisë. Ajo (Bërnabiq) e ka përdorur letrën për të sjellë një shkas pozitiv…Ne jemi nën sanksione dhe shumë hapa më larg në krahasim me atë se ku kemi synuar të arrijmë”, është shprehur zyrtarja e partisë në opozitë.

Ajo ka shtuar se pa avancim në politikën e jashtme, Kosova do të jetë e përjashtuar nga ngjarjet e mëdha.

“…Kjo qeveri ka deklaruar se dialogu do të jetë i 7-ti a po i 8-ti, doli të jetë i pari. Krejt vëmendja është te veriu, për dallim nga të gjitha segmentet e tjera që kanë ngecur”, ka thënë Ahmetaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu