Revista serbe e perjavshme “Nedejlnik” publikoi 100 firmat pronaret me pasuri, kesh, asete me te medha per vitin 2023 ne ballkan. Shqiptarët “Bossa” vetëm ne Tiktok

Per shqiptaret qe shesin tangerllek:

Revista serbe e perjavshme “Nedejlnik” publikoi 100 firmat pronaret me pasuri, kesh, asete me te medha per vitin 2023 ne ballkan.

Natyrisht prinin serbet, ku spikatnin emra kaq famekeq si Radojiciq dhe Veselinoviq, njerez me prapavije kriminale dhe te afert me nje president te tille si Vuçiqi.

Nga Maqedonia e Veriut ka vetëm 6 firma, biznesmene dhe ata jane:

Alkaloidi, Graniti, Makpetroli, Tinexi, Kami dhe Stokomaku.

Jugosllavia vazhdon, edhe si trashegimi por edhe si emra te pervecem, edhe si ndarje brenda federates, edhe si ndarje brenda republikave, ku ne fund te kazanit, jane shqiptaret.

Keto firma jane me dobeta se sa simotrat e tyre ne Serbi. Por nuk kane te dyte brenda vendit, e aq me pak kjo e dyta te jete firme me kapital e pronar shqiptar.

Kur u pavaresua Maqedonia, shqiptaret edhe nese do te kishin mundesi financiare, nuk kishin akses te privatizimet apo partneritet e reja te trasheguara nga firmat shteterore, publike, a gjysmeshteterore te ish Jugosllavise te lokalizuara ne Maqedoni.

Bordet, drejtoret, administratoret u bene pronare a bashkepronare.

Nga ana tjerer nese qemtohet fare trashe, nje pjese e ketyre firmave kane nje partneritet aq te forte me prodhimin serb, sidomos bujqesia dhe industria e lehte ushqimore.

Prandaj marketet me produkte maqedone e serbe kane krijuar te tilla rrjete monopolesh qe po e dermojne prodhuesin dhe sektorin e sherbimeve me pronar shqiptar, qofte ne Shqiperi, Kosove apo Maqedoni.


Faktet jane aq kokeforta. Parate jane te jugosllavistet e rinj.

Shqiptaret ?! Jane konsumatore te mire, sepse diaspora eshte aq e lidhur ende me vendlindjen. Kaq.

Padrejtesia sociale ne RVM eshte e rrenjosur thelle, e ndarjet mes etnise e klasave po njesohet e po shquhet me shume se kurre.

Roland Amzai

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

Kuzeska: Kush i dha të drejtë Mickoskit të negociojë për të sjellë migrantë në vend, Maqedonia nuk ka mundësi të merret me këtë sfidë

"Mediat britanike me reputacion, si "The Times", raportuan se qeveria e Mickoskit është në bisedime me Britaninë e Madhe që Maqedonia të bëhet një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu