Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë!

Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërkesën që Manuel Sarrazin i’a bëri për përfaqësimin e saj në CEFTA, vlerësojnë ekonomistët. Një mundësi të tillë e përmendi edhe vet emisari gjerman, i cili po kërkon heqjen e ndalesës së importit të mallrave serbe, si masë e sigurisë. Ekonomistët thonë që Kosova mund të mbetet e izoluar nga refuzimi për heqjen e kësaj mase.
Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën.

Herën e dytë foli në publik për vendimmarrjen në CEFTA, që është bllokuar për shkak të mospajtimeve të Kosovës në lidhje me përfaqësimin e saj në këtë mekanizëm.

Ani pse duket që Kosova arriti një marrëveshje me Sarrazin në lidhje me këtë aspekt, kushti i Serbisë ndaj Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të mallrave serbe, bllokoi prapë këtë marrëveshje.

Kështu, kishte thënë amabasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde që me anë të një postimi në platformën X tha se ka tërhequr vërejtjen se nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën në këtë proces.

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në samitin që do të mbahet me 14 tetor, është e rëndësishme të ketë rezultate konkrete drejt synimeve të Procesit të Berlinit.

Duke folur për kritikat e emisarit special gjerman ndaj Kosovës në lidhje me CEFTA-n, Zulfaj thotë se Kosova është treguar konstruktive në këtë proces duke kontribuar për një zgjidhje kompromisi.

“Procesi i Berlinit nuk ka një listë të gjërave që janë vetëm në proces, por merr nga iniciativat e ndryshme, duke përfshirë edhe ato që janë në kuadër të tregut të përbashkët rajonal, por ndonjëherë kontribuon edhe në zgjidhjet e çështjeve bilaterale…Besoj se në këtë drejtim është deklarata e Sarrazin që lidhet me vendimet që udhët t’i marrin në CEFTA, ku shumica e tregut të përbashkët rajonal varet nga mënyra sesi funksionon CEFTA….Ka të bëjë me vendime që janë në CEFTA dhe janë një listë që po presin vendimmarrje”, tha ai.

Kurse ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se nëse Kosova nuk e zgjidhë këtë çështje me përfaqësuesin gjerman atëherë ka vetëm tri alternativa.

“E para është izolimi, alternativa e dytë është ecja përpara e Ballkanit Perëndimor dhe CEFTA-së me formulën e re 6 minus 1, dhe e treta definitivisht fuqizimi i Ballkanit të Hapur i cili zanafillën e ka në Beograd”, tha ai.

Gërxhalliu thotë se Kosova mund të mbetët jashtë, nëse nuk reflekton.

“Procesi të vazhdohet pa Kosovën, të kemi një formulë të re të funksionimit të Ballkanit Perëndimor, me 6 minus 1 dhe ai minusi të jetë Kosova, dhe nëse vazhdohet në këtë mënyrë do të fuqizohet Ballkani i Hapur”, shtoi ai.

Për të koordinuar agjendën e samitit në tetor, emisari gjerman Sarrazin ka qëndruar javën e kaluar dhe këtë javë në vendet e rajonit dhe në Kosovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas vendimit të Kushtetueses – A do të kthehet numri i mëparshëm i këshilltarëve komunal për zgjedhjet 2025?

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e kategorizimit të popullsisë në “rezidentë” dhe “jorezidentë” paraqet një kthesë të rëndësishme jo vetëm nga...

OKB: Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele historike, 253 mijë hektarë të mbjella me bimën narkotike

Prodhimi global i kokainës arriti një rekord të ri në vitin 2023, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), e...

Kryediplomati turk thekson nevojën për një marrëveshje të përhershme midis Iranit dhe SHBA-së

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka theksuar nevojën për një marrëveshje midis Iranit dhe SHBA-së, pasi të dyja kanë vullnetin për...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar të premten se ka marrë vendim për t’i ndërprerë menjëherë bisedimet tregtare me...

Trump paralajmëron fundin e luftimeve në Gaza: Një armëpushim është afër, brenda javës

Trump paralajmëron fundin e luftimeve në Gaza: Një armëpushim është afër, brenda javës Presidenti amerikan Donald Trump tha se mendon që një armëpushim në Gaza...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu