Instalimi i botës serbe në vend të eurointegrimeve!

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se qeveria e premierit Micko, ka drejtuar timonin nga Beogradi dhe Moska, pasi Brukseli i kërkoi Severnistanit të kryente detyrat e shtëpisë, por që despoti i vockël nuk kishte gatishmëri dhe vullnet politik për t’i kryer ato detyra, ku për pasojë “država” ngeli në klasë.
Rruga drejt Brukselit u zëvendësua me rrugën drejt botës serbe dhe Beogradit, si mburojë dhe si porta e shpëtimit nga “ferri” europian i mohimit të “identitetit maqedon”!

Refuzimi i BE për t’i hapur negociatat me Severnistanin pa i bërë ndryshimet kushtetuese në preambulë, ku pakica bullgare do të barazohet me “pakicën shqiptare” në grupin e pakicave, si kusht i Brukselit për t’i hapur negociatat, ka bërë që Severnistani dhe qeveria e saj të ndryshojnë kursin politik duke u orientuar drejt Beogradit.

Përderisa bota serbe është instaluar “këmbëkryq” në qeverinë e koalicionit përmes Stoilkoviqëve dhe Maksimëve, “bota shqiptare” përfaqësohet si dekor i kësaj qeverie përmes qullashëve dhe puthadorëve vredistë, të cilët u zotuan para dy vitesh se do ta sillnin ndryshimin që nuk duket gjëkundi.

Ndryshimet kushtetuese dhe lufta kundër korrupsionit ishin dy shtyllat kryesore të zotimeve të tyre para shqiptarëve, ku sipas vredistëve ndryshimi do të ndodhte brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes së qeverisë së koalicionit me kryekomitin Micko në krye të saj.

Kjo ishte ideja e ndryshimit që nuk erdhi edhe pas një viti e gjysmë me qeverisjen më antishqiptare që ka njohur Severnistani në këto tri dekada të ekzistimit të saj.
Në fakt ndryshimi ka ndodhur së prapthi, duke u intaluar bota serbe në intitucionet e saj me pinjollët e Beogradit që ndikojnë çdo ditë e më shumë në politikat e saj në devijimin e rrugës europiane, ku nga ana tjetër anëtarët e koalicionit shqiptar të kësaj qeverie qëndrojnë te pafuqishëm përball ketij kërcënimi pasi ata paraqiten vetëm si dekor para opinionit të gjerë që nuk kanë asnjë të drejtë në vendimmarrje.

Ky ishte ndryshimi i proklamuar me shumë popmozitet nga vredistët që nuk erdhi kurrë, kur sot jemi dëshmitarë të një ndryshimi tjetër që erdhi me botën serbe në krye të qeverisë së koalicionit, si rrugë alternative që zëvendësoi eurointegrimet.

Ky është zhgënjim i madh jo vetëm për të gjithë ata militantë që besuan në ëndrrën e ndryshimit vredist, por edhe për të gjithë shqiptarët e Severnistanit, ku në vend të ndryshimit u instalua bota serbe.

Nga: Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu