Abdixhiku citon Rugovën për përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: Ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka ndarë mesazhin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me rastin e përvjetorit të 34-të të Kushtetutës së Kaçanikut.Abdixhiku ka rikujtuar deklaratën e presidentit Rugova, i cili kishte thënë se 7 shtatori ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë së 2 korrikut të vitit 1990.

“Datat si kjo, e 7 shtatorit të vitit 1990, na kujtojnë me krenari vendosmërinë dhe guximin e deputetëve të asaj kohe për aktin historik dhe gurthemelin në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovë- shpalljen e Kushtetuës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Abdixhikut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kallëzim penal për Oliver Spasovskin

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell TV21. I njëjti,...

Gashi tregon se sa i frikësuar ishte Kurti pas sulmit në Banjska: Vinte me na’u lutë

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka treguar për friken që kishte kryeministri Albin Kurti pas sulmit terrorist në Basnjka. Gjatë një interviste për emisionin “Debat...

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Qeveria Mbron të Dyshuarit për Korrupsion dhe Sulmon Hetimet

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin me titullin “Llogaridhënia përballë skandaleve qeveritare”. Ky raport përbmledh të gjitha rastet e dyshuara për shkelje...

Ish-ministri i Kurtit, Armend Mehaj: Mos përdorni shprehje si ‘argat i Serbisë’, ‘tradhtar’- vendi ka nevojë për qetësi dhe maturi

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një shkrimi në Facebook, bën thirrje që të mos përdoren etiketimet si ‘argat i Serbisë’, ‘tradhtar’, etj. “I njoh...

Skandal me Rezervat Shtetërore: Kurti flet për shtet të së drejtës, Rozeta Hajdari nuk shfaqet në seancë

Vetëm një ditë pasi Albin Kurti deklaroi se “abuzuesit” e pasurisë publike nuk do të tolerohen, pikërisht ministrja e tij e akuzuar për dallavere...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu