Skandal me Rezervat Shtetërore: Kurti flet për shtet të së drejtës, Rozeta Hajdari nuk shfaqet në seancë

Vetëm një ditë pasi Albin Kurti deklaroi se “abuzuesit” e pasurisë publike nuk do të tolerohen, pikërisht ministrja e tij e akuzuar për dallavere me rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari, zgjodhi të mos paraqitet në Gjykatë për nisjen e gjyqit për skandalin e madh.

Gjykatësi konfirmoi se ftesa i ishte dërguar, por nga Hajdari veproi si shefi i vet, nuk iu përgjigj institucioneve, veprim ky që bie ndesh me retorikën e fortë të kryeministrit për llogaridhënie dhe shtet të së drejtës, raporton Klankosova.tv

Kryeministri që po kujdestaron, nga objekti i Qeverisë dje tha se ligji duhet të jetë më i fortë se interesi dhe e vërteta më e rëndësishme se privilegji, ndërsa akuzat ndaj vartësve të tij i minimizoi si “zhurmë”.

Pikërisht, pa zhurmë, as Hajdari nuk shkoi sot në Gjykatë.

Pas përfundimit të seancës, e cila u shty për në janar, ministrja në detyrë, doli me një postim, ku pretendoi se nuk ka marrë ftesë për seancën e sotme.

Ndryshe, para tri javësh, kur gazetarët i kërkuan sqarime për të njëjtat akuza, ajo i shmangu pyetjet duke insistuar se të gjitha do t’i dëshmonte në gjykatë, me argumente e me prova.

“Nuk lëshohem në pretendime të Prokurorisë” – kishte deklaruar Hajdari.

Klankosova.tv do të kërkojë përgjigje nga gjykata, lidhur me ftesën e dërguar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

Trump ia shtrëngon duart Osmani pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën. Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu