lihet anash Koridori 8 e autostrada me Kosovën- Korridori me Serbinë, prioritet i Qeverisë

Stoilkoviq ka thënë se përkushtimi i Qeverisë së Maqedonisë është për ndërtimin e të gjitha korridoreve, por rëndësi e veçantë do t’i kushtohet Korridorit 10 (Shkup-Beograd-Budapest) i vlerësuar nga Qeveria e VMRO-së si ekonomikisht më fitimprurës. Ndërkohë, Nikollovski e ka theksuar nevojën për aktivitete të përbashkëta me Serbinë për përfundimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë Beograd-Nish-Tabanoc-Shkup

Xhenur ISENI

Beograd, 5 shtator – Qeveria e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet tre ministrave ia kumtuar edhe zyrtarisht Serbisë së Korridori 10 (Shkup-Beograd-Budapest) do të jetë prioritet. Gjatë vizitës në Beograd, zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik, Ivan Stoilkoviq i shoqëruar nga dy zëvendëskryeministrat tjerë – Aleksandar Nikollovski dhe Timço Mucunski, e ka siguruar kryeministrin serb Millosh Vuçeviq se Korridori 10 ka një rëndësi të veçantë për Qeverinë në Shkup, pasi siç është shprehur Stoilkoviq, është vlerësuar si ekonomikisht më fitimprurës krahasuar me Korridorin 8.

“Përkushtimi i Qeverisë së Maqedonisë është për ndërtimin e të gjitha korridoreve, por rëndësi e veçantë do t’i kushtohet Korridorit 10 (Shkup-Beograd-Budapest) i vlerësuar nga Qeveria e VMRO-së si ekonomikisht më fitimprurës. Fokusi do të jetë edhe në zhvillimin e hekurudhës dhe në këtë kontekst, ndërtimi i hekurudhës së shpejtë nga Shkupi në Selanik. Me kryeministrin serb u pajtuam që ekonomia të ndjekë marrëdhëniet e shkëlqyera politike. Vlen të theksohet se në këtë Qeveri maqedonase, për herë të parë që nga viti 1944, një përfaqësues i popullit serb në Maqedoni u zgjodh në një post të lartë qeveritar”, ka theksuar zëvendëskryeministri Stoilkoviq gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Në ndërkohë, Stoillkoviq, kryeministrit serb Vuçeviq ia ka përcjell ftesën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për të vizituar Shkupin, ndërsa janë marrë vesh që vizita të ndodhë në fund të këtij muaji. Në fokus të bisedimeve, siç thuhet në njoftim, ishte edhe iniciativa për mbajtjen e takimeve ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë, të cilat sipas njoftimit, duhet të gjurmojnë mundësi të reja për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe mundësi për bashkëpunim të përbashkët me tregjet e treta.

Stoillkoviq thotë gjithashtu se me kryeministrin serb Vuçeviq ka biseduar edhe për intensifikimin dhe promovimin e aktiviteteve lidhur me procesin e Ballkanit të Hapur.

“Jemi dakord që duke intensifikuar bashkëpunimin ekonomik, ne kontribuojmë për paqen dhe stabilitetin rajonal. Është një mundësi për të krijuar interesa dhe stimuj të përbashkët për vendet tona për të punuar së bashku, përmes bashkëpunimeve të biznesit, shkëmbimeve akademike dhe ndërveprimeve kulturore. Intensifikimi i takimeve të nivelit të lartë do të jetë një tregues se fokusi ynë është integrimi ekonomik jo vetëm i Serbisë dhe Maqedonisë, por i Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Stoilkoviq.

Në të njëjtën vijë me Stoilkovin është shprehur edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në takimin me ministrin e Financave, Sinisha Mali. “Në fokus të bisedimeve ishte forcimi i lidhjeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, ku theksi u vu në përmirësimin e kushteve për akses në treg, krijimin e kushteve më të mira për kompanitë, si dhe mundësitë e krijimit të një tregu të vetëm ndërmjet vendeve të Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Nikollovski, ndërsa ka shtuar se Qeveria VMRO-VLEN-ZNAM është e fokusuar fuqishëm në ndërtimin e hekurudhës së shpejtë dhe lidhjen e hekurudhës së shpejtë me Korridorin 10 evropian, si parakusht për transport të shpejtë të mallrave dhe udhëtarëve ndërmjet vendeve të rajonit. Në këtë kontekst u theksua nevoja për aktivitete të përbashkëta për përfundimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë Beograd-Nish-Tabanoc-Shkup.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

AKI-Strugë: Denoncim për uzurpim të hapësirës publike nga kandidati për kryetar, Mendi Qyra

Një qytetar i Strugës ka reaguar publikisht, duke denoncuar një rast të uzurpimit të hapësirës publike në qytet. Sipas tij, kandidati për kryetar të...

Juventusi shkarkon trajnerin Igor Tudor

Juventusi ka njoftuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Igor Tudor nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Së bashku...

Arrestohet drejtori i “Higjienës Komunale”-Shkup, Sabahadin Rustemi

Njësia për Krim Ekonomik pranë SPB Shkup pasditen e sotme ka sekuestruar dokumentacion shtesë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për mosveprim lidhur...

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. BalkanWeb dhe News24 mësojnë,...

Arben Taravari: Ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni është fakt i pakontestueshëm- pas Vuçiçit qëndron Rusia

Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka folur hapur për rrezikun e ndikimit serb dhe rus në Maqedoninë e Veriut,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu