KFOR koordinohet me Policinë e Kosovës për lirim të hapësirës tek Ibri (PAMJE)

Një ndjesi mbase e pakëndshme mund të jetë krijuar për një moment sot kur një oficer italian i KFOR-it, i afrohet automjetit zyrtar të Policisë së Kosovës e cila po parkohej pranë Urës së Ibrit.

Me një gjest të qetë, por të vendosur, ai shihet të sinjalizojë me dorë drejt një zone të lirë anash rrugës dhe qartësisht duket kërkesa për bashkëpunim, ndërsa tregon vendin ku policia duhet të lëvizë automjetin e saj për të liruar hapësirën, transmeton klankosoa.tv.

Duke kuptuar mesazhin, sipas pamjeve nga Indeksonline, polici i Kosovës e drejton automjetin me kujdes në drejtimin e sugjeruar, duke e lënë hapësirën e kërkuar të lirë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mërgata kërçovare drejt Kërçovës, mbi 6000 mërgimgar thuhet se do vijjnë deri të dielën!

Mërgata kërçovare po i përgjigjet fuqishëm thirrjes për t’u rikthyer në vendlindje për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.Më shumë se 6.000 bashkatdhetarë pritet...

Shkupi solidarizohet me popullin palestinez, pa drejtësi nuk ka paqe

Rrugët e Shkupit u mbushën sot përplot me qytetarë që morën pjesë në marshin paqësor të organizuar nga iniciativa ‘’Të gjithë për Palestinën’’. Me...

Pas Kumanovës, edhe në Prilep thirrje të rënda antishqiptare, heshtje dhe zero përgjegjësi!

Shkruan: Naser Pajaziti Në stadiumin e Prilepit, gjatë ndeshjes Pobeda – Shkëndija e Haraçinës, janë dëgjuar fyerje të ulëta, raciste dhe antishqiptare ndaj lojtarëve dhe...

Shaholli: Micko në betejën për t’i gjunjëzuar shqiptarët!

Nesër shqiptarët në përballjen e tyre të fundit për zgjedhjet komunale kanë tre komuna të vështira (Bërvenica, Kërçova dhe Struga) për t'i fituar...

Kryeministri Mickoski shkel heshtjen zgjedhore; me gjithë kabinetin e tij qeveritar bën fushatë në Bërvenicë

Një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është parë në Bërvenicë së bashku me tërë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu