Fillojnë kalkulimet për Çairin: Kandidatët kryesorë nga VLEN dhe BDI në përgatitje për zgjedhjet e ardhshme?

Vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që tani partitë politike kanë nisur të bëjnë kalkulime për emrat e kandidatëve për kryetar komunash. Njëra prej komunave ku pritet të ketë garë në nxehtë është ajo e Çairit, ku me siguri do të përballen kandidatët nga VLEN dhe BDI.
TV21 mëson jozyrtarisht për emrat që po lakohen nëpër kanalet partiake. Te VLEN një prej kandidatëve të mundshëm është Bekim Sali nga Alternativa, me çka thuhet se Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitet këtë emër po trajton me korrektësi. Nga ana tjetër nga partia e Mexhitit kanë dalë disa emra.

Përmendet emri i Kaltrina Zekollit, zëvendësministre aktuale në Ministrinë e Transportit. Më pas Naser Ademi, ish revizor shtetëror dhe ish shef i financave në Komunën e Çairit. Flitet edhe për të riun Jetmir Hasani, por siç mësohet nuk ka përkrahje të madhe në këtë drejtim. Burimet thonë se edhe Visar Ganiu, kryetar aktual, mbetet një opsion. Mësohet se Ganiu ka synuar postin e rektorit në Universitetin Nëna Terezë, por pasi nuk i ka plotësuar kushtet e kualifikimit, i janë kthyer shpresat për të menduar për një mandat të tretë në krye të Komunës.
Edhe në kampin tjetër, te BDI, ka shumë kalkulime dhe spekulime për emrat e kandidatit për Çairin.

Siç mëson TV21, njëri prej tyre është Bujar Osmani, ish ministër i punëve të jashtme. Si opsion është edhe Suat Alija, por ky i fundit nuk dihet nëse mund ta pranojë kandidaturën, pasi sipas burimeve të TV21, ai ka shumë shokë dhe miq nga të dyja anët, edhe në BDI edhe në VLEN. Gjithashtu nga partia e Ahmetit po mendojë që kandidati për Çairin të jetë ndonjë figurë që nuk është i përfshirë në politikë, ndërsa flitet për një biznesmen të njohur i cili merret me ndërtimtari.
Deri në mbajtjen zgjedhjeve lokale ka ende kohë, por partitë tashmë po punojnë në këtë drejtim me qëllim që të fitojnë sa më shumë komuna.
TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Të dielën në Gajre të Tetovës zbulohet busti i Heroit Kombëtar Rafi Halili

Nesër, më 3 gusht 2025 (e diel), në ora 16:30 në fshatin Gajre të Tetovës, në Sheshin e Lapidarëve, do të mbahet ceremonia solemne...

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, ka shpallur zyrtarisht rikandidimin e tij si kandidat i pavarur për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një...

Ilirjan Fetahu kandidon për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Frontit Evropian

DIBËR – Ilirjan Fetahu ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Dibrës, duke hyrë në garën zgjedhore nën siglën e Frontit Evropian....

Mjeku specialist urolog, Arsim Dalipi, kandidon për Kryetar të Komunës së Strugës

Strugë - Mjeku i njohur dhe aktivisti i angazhuar qytetar, Specialist-Urologu, Arsim Dalipi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të Komunës së Strugës. Ai...

Aktori Hasim Sopi “thumbon” kryetarin e Komunës së Tetovës me një status ironik

Tetovë – Aktori i njohur nga Tetova, Hasim Sopi, ka publikuar një status ironik në rrjetet sociale që është interpretuar si goditje e drejtpërdrejtë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu