Identifikimi i tre personave që kryen atentatin në Tiranë, Karamuço: Ata bën një gabim!

Eksperti kriminalist Ervin Karamuço tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se autorët e atentatit në Don Bosko, ku u plagosën dy persona, tashmë janë identifikuar dhe së shpejti do të bëhet shpallja në kërkim e tyre.

Sipas tij ata janë identifikuar pasi në makinën e djegur, janë gjetur gjurmë biologjike.

“Di të them që në rastin konkret, për shkak të një gabimi të tre personave ata tashmë janë të identifikuar dhe shumë shpejt do të shpallen në kërkim. Po kërkohen aktualisht. Kanë bërë një gabim diku siç përmendi edhe miku im Ferhati, ka qenë një veprim i jashtëzakonshëm i shpejtë jashtë zonës së tyre të mbulimit të zjarrfikëse të Kamëzs, sepse Qereka i përket Krujës, e sa të vinte ajo, këta kanë shkuar pa paralajmërim. Kanë parë tym dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe aty janë përftuar gjumë biologjike. Kanë arritur ta shuajnë në kohë dhe policia shkencore ka përfituar material biologjike”, tha Karamuço.

Eksperti tha se lëvizja e tyre në mes të ditës me një mjet të përshkruar që në minutat e para, tregon se ka problem të theksuara të patrullimeve.

Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç janë dy personat e plagosur pasditen e ditës së djeshme (e marte) në Don Bosko. Sipas informacioneve shënjestra ka qenë 45-vjeçari Elezi, i cili është person me precedent penal te mëparshëm për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu