Akuzohet se ka lejuar të kryhen rite fetare gjatë një mbledhjeje të një komisioni, deputetët maqedonas kërkesë për interpelancë me kryeparlamentarin Gashi

Në agjendën e seancës parlamentare në Maqedoni të Veriut është interpelanca ndaj kryetarit të Parlamentit, Afrim Gashi. Kërkesa për interpelancë u bë nga grupi parlamentar E Majta, dhe sipas njoftimeve, partia opozitare Lidhja Social Demokrate (LSDM) e mbështet atë.

Në seancën e 3 shtatorit, interpelancën ndaj Gashit nuk do ta mbështesë VMRO-DPMNE-ja në pushtet dhe partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës.

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, tha gjatë një konference për media më 27 gusht se interpelanca ndaj tij nuk ka qëndrueshmëri politike. Ai tha se shpreson që të ketë paraqitje të argumenteve gjatë seancës dhe ai do të respektojë vendimin e deputetëve se si të veprohet për këtë çështje.

Në kërkesën për interpelancë thuhet se Gashi ka vepruar në mënyrë joprofesionale, jokushtetuese dhe ka dëmtuar sekularitetin e shtetit sepse ai ka lejuar që të kryhen rite fetare gjatë një mbledhjeje të një komisioni. Në kërkesë po ashtu përmendet edhe incidenti i 11 gushtit në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gashi po ashtu akuzohet për shkeljen e ligjit për gjuhët, pasi betimin për kryeparlamentar e ka bërë fillimisht në gjuhën shqipe dhe jo maqedonase.

Sa i përket incidentit në Aeroportin e Shkupit, Gashi ka thënë se ai ka ndërhyrë vetëm për të shmangur ndonjë incident diplomatik.Incidenti ndodhi pasi zyrtarët e Aeroportit të Shkupit, sipas Presidencës së Kosovës, tentuan t’i merrnin telefonin personal presidentes Osmani, gjatë kontrollit në aeroport. Ajo dhe pjesëtarët e sigurimit të saj më pas thirrën në telefon Gashin për ta informuar për incidentin, duke besuar se në këtë rast ishin shkelur praktikat ndërkombëtare. Gashi deklaroi më 27 gusht se ai reagoi pas kësaj telefonate, me qëllim që të shmangte një incident të madh.

Kryeparlamentari Gashi gjatë konferencës tha se pas telefonatës së Osmanit, ai dëshironte që së bashku me sigurimin e tij të shkonte në Aeroport, por nuk mundi për shkak të obligimeve të tjera. Sigurimi i tij shkoi në Aeroport dhe u informua më pas se incidenti ishte zgjidhur. Gashi shtoi se nuk i kishte kërkuar askujt të vepronte në mënyrë të paligjshme./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti Begaj “ultimatum” Iranit: Ndalo sulmet ndaj Izraelit!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpriti sot në Tiranë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Një vëmendje të...

Turqia do të rrisë rezervat e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi “në nivelin parandalues” pas zhvillimeve të fundit

Presidenti turk Erdogan: Tani po planifikojmë prodhimin e raketave për të rritur rezervat tona me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi në një...

Gërvalla: Ka kaluar koha kur Serbia e sulmonte Kosovën dhe e gjente popullin e pambrojtur

“Ka kaluar koha kur mund të sulmojë Kosovën, t’i gjejë qytetarët të pambrojtur.” Këtë deklaratë e dha mbrëmë deputetja e GUXO-s – ish-ministre e Jashtme...

Ushtria e Maqedonisë së Veriut mori gjashtë obusë të rinj turq të tipit BORAN

Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka marrë gjashtë obusët e parë të rinj të lehtë të tipit BORAN, të zhvilluar me burime vendase dhe...

Kreu i forcave të armatosura të Iranit u eliminua pak javë pasi Izraeli ekzekutoi paraardhësin e tij! Kush ishte Ali Shadmani që “miratonte planet...

Ushtria izraelite (IDF) eliminoi mbrëmjen e kaluar komandantin e selisë ushtarake Khatam al-Anbiya, Ali Shadmani, i cili zëvendësoi Gjeneral Lejtnant Gholamali Rashid javën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu