Strugë, bie numri i nxënësve në viset rurale, shkollat po mbesin pa nxënës!

Numri i nxënësve në klasë të parë në Strugë dhe rrethinë është gjithnjë e më shumë në rënie. Për shkak të migrimit masiv, shkollat po mbesin pa fëmijë. Kjo më shumë vërehet nëpër fshatra, ku pjesa më e madhe e dyerve të shtëpive janë të mbyllura.

Ndërsa në shkollën fillore qendër në Strugë, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit ka një numër të konsiderueshëm nxënësish në klasë të parë. Nga shkolla fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë thonë se prioritet këtë vit shkollor është përmirësimi i arsimit.
Ndodhemi pikërisht këtu në qytetin e Strugës në shkollën “Vëllezërit Milladinov”. Fëmijet tani më janë kthyer në bankat shkollore dhe ne pikërisht i urojmë suksese të gjithë fëmijëve.

“Është një vit i begatshëm mund të them, se ka nxënës. Është një shkollë tre gjuhësore që përmbledh nxënës nga paralelet shqiptare që nuk ka ndryshuar numri i nxënësve, kemi rritje të numrit të nxënësve, paralelet maqedonase dhe një paralele turke. Nxënës kemi goxha, saqë kemi të nevojshme edhe hapjen e një paralele tjetër shqiptare. Përmirësimi i arsimit dhe procesit arsimor, kjo është një nga prioritetet e këtij viti, përmirësimi i kushteve.”, – deklaroi drejtoresha e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, Albana Zhuta.

Nga shkolla lajmërojnë se një pjesë e madhe e librave janë siguruar, sidomos për klasat e para, megjithatë ka mungesë të librave për gjuhët e huaja.

“Ajo çfarë duhet të shihet është të shohim mungesa që kemi në libra, por klasat e para besoj se nuk kanë mungesa në libra. Ata kanë sjellë librat që ne kemi porositur, por kemi mungesa në lëndët e gjuhëve të huaja, ato mbeten me vite, sidomos gjuha angleze, gjuha gjermane.”, – theksoi drejtoresha e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, Albana Zhuta.

Rënia e numrit të nxënësve është vërejtur në fshatrat e mëdha të Strugës. Në fshatin Ladorisht, shkolla e të cilit përfshin 5 fshatra, këtë vit janë regjistruar vetëm 44 nxënës, ndërsa vitin e kaluar ka pasur 65 nxënës. Situata është e ngjashme edhe në fshatrat tjera të mëdha, si Llabunishta, Veleshta dhe Dollogozhda.

Kjo ndodh për shkak të migrimit të familjeve, por edhe për shkak se prindërit që punojnë në qytet, i regjistrojnë fëmijët në shkollën qendrore të qytetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arrijnë 70 automjete dhe 350 trupa britanike për stërvitje me KFOR-in në Bondsteel

Në kampin ushtarak Bondsteel në Kosovë kanë mbërritur sot rreth 70 automjete ushtarake dhe personel mbështetës që do të stërviten me KFOR-in Në kampin ushtarak...

“Reuters”: Këshilltarët amerikanë dhe evropianë kanë diskutuar opsione ushtarake për Ukrainën

Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vendeve evropiane të enjten u paraqitën opsione këshilltarëve të tyre për siguri kombëtare për...

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu