Ligji për gjuhët, Ibrahimi i thotë opozitës: Është pasojë e asaj që nuk keni ditur, nuk keni dashur ose nuk keni mundur ta rregulloni

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se, edhe në të kaluarën kishte paralajmëruar se gjuha shqipe nuk është zyrtarizuar, gjë që siç thotë, nga pushteti i kaluar akuzohej se po e bën për arsye opozitare, përcjell TV21. Ibrahimi shtoi se rikthimi i temës së gjuhës shqipe në trajtime juridike, është pasojë e e asaj që siç thotë, pushteti i kaluar nuk ka ditur, nuk ka dashur ose nuk ka mundur ta bëjë.

“Vazhdojmë t’i vuajmë autogolat e keqqeverisjes së Soravisë

Tema: Gjuha shqipe

Kur ishim në opozitë, në kohën që u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve (që e rregullon përdorimin e gjuhës shqipe) isha ndër të paktët që u thoja se shqipja nuk është zyrtarizuar dhe, atëbotë, më vërsuleshin militantët e Soravisë se e bëja këtë për arsye opozitare. Kur u thosha se “shqipja me këtë ligj nuk është zyrtare, por gjuhë e përkthyer, sepse shteti flet e shkruan vetëm maqedonisht”, më shpallnin tradhtar.

E tash, kur kjo temë rikthehet në trajtime juridike, për t’u kontestuar, kërkohen fajtorë në pushtetin aktual dhe koalicionin VLEN.

Të nderuar, kjo është pasojë e asaj që nuk keni ditur, nuk keni dashur ose nuk keni mundur (sepse keni qenë të zënë me çështje si Soravia) ta rregulloni statusin e përdorimit të gjuhës shqipe, më mënyrë që mos të ketë dilema interpretimi dhe kontestimi. E tash mos qani si gra për atë që e keni humbur si burra.

Sidoqoftë, mos u mërzitni, se nuk lejojmë ta degradojnë gjuhën tonë, por veç ta dini se ende po i vuajmë pasojat e keqqeverisjes suaj”, ka shkruar Ibrahimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak? Mojsilloviq: Po bëjmë përgatitjet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk...

“SHBA ndëshkon bojkotet kundër Izraelit: A rrezikohet liria e shprehjes?”

Ndalimi, përpjekja e fundit legjislative për të synuar lëvizjen e Bojkotit, Shpronësimit dhe Sanksioneve kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli, ose...

⁠Kurti, izolim nga Perëndimi – lidhje vetem me Shkupin

(Nga: Mero Baze) 14.09.2025 Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar për forcimin e lidhjeve...

Qytetarët e Kosovës kërkojnë liderë të rinj, zbulon sondazhi i IRI

Një sondazh i realizuar nga instituti amerikan tregon se 50 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi ka nevojë për liderë të...

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu