Viti 2024 do jetë më i keq se ky që shkoi!

Nga Kim Mehmeti

Edhe gjatë vitit 2023, si gjithmonë më parë, të huajt ishin ata që na i bënin gjitha reformat, ndërkombëtarët ishin ata që na i përcaktonin hajdutët që duhet t’i votojmë e t’i sundojnë ‘Shqipëritë’ tona si dhe, politikanët që duhet eliminuar nga skena politike.
Pra edhe gjatë vitit që shkoi, ne nuk ia dolëm të bëjmë asgjë të mirë pa ndihmën e ndërkombëtarëve dhe nuk prodhuam asgjë më shumë se sa grindje politike, me çka doli puna se ose nuk dimë të ndërtojmë shtet, ose nuk e dimë se çfarë shteti duam.
Në të vërtet gjatë vitit 2923 ne i shtuam spektaklet televizive si dhe emisionet debative në të cilat ekspertët e gjithëdijshëm i shpjegonin popullit se si të mos i besojë asaj që sheh e dëgjon dhe si të mos e ketë të qartë edhe atë që e ka kuptuar.
Edhe gjatë vitit 2023, fqinjët tanë armatoseshin e ne këndonim këngë patriotike, duke harruar kështu se nga topat e armikut nuk mund të mbrohesh me glasat e pëllumbave të paqes.
Gjatë vitit që shkoi u bë edhe më e dukshme se shqiptarët jashtë Shqipërisë i ngjajnë popullit pa mëmëdhe, se ata ishin të përfaqësuar nga politikanë që i shërbenin realizimit të ‘Botës Serbe’, politikanë të sojit të Piktorit, i cili i shpalli mendjelehtë të gjithë ata që e pyesnin: si nuk të helmojnë darkat e Presidentit serb, si nuk të mbetet në fyt buka e atij, i cili jo vetëm se i ka vrarë të pafajshmit e popullin tënd, por edhe nuk të tregon se ku i ka varrosur ata?
Dhe tani një përgjigje për gjithë ata që pyesin se mbi çka e mbështet artikullshkruesi vlerësimin se viti 2014 do jetë më i keq se ky që shkoi?
Vallë nuk mjafton e vërteta se jemi në duart e atyre që sundojnë sipas parimit se sa më keq e ka populli e shteti, aq më lehtë e ka sunduesi dhe se të këqijat e vitit 2023 mund t’i mbulojë vetëm viti me më shumë të këqija se ai që shkoi?
Andaj mos harroni: edhe gjatë vitit 2024 ‘Shqipëritë‘ tona do mbeten vende ku ne do varfërohemi e hajdutët tanë do pasurohen, vende ku të huajt do na trajtojnë si nxënës të shkollave të natës të demokracisë.
Do mbetemi pra vende ku ne do i këndojmë demokracisë si dikur socializmit, duke mos e kuptuar se kur demokracinë e ndërtojnë hajdutët që e mbivotojnë të ndershmin, atëherë ajo është po aq gënjeshtare se edhe socializmi.
Dhe pa dyshim që edhe gjatë vitit 2024 ne nuk do mund të bëjmë thuajse asgjë pa ndihmën dhe pa pëlqimin e ndërkombëtarëve, me çka edhe më tej do mbetet e paqartë nëse nuk na lejojnë ta ndërtojmë shtetin që i përshtatet shqiptarisë, apo nuk e dimë se çfarë Shqipërie duam?! (Kim Mehmeti)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu