Bideni ‘është duke monitoruar nga afër ngjarjet në Izrael dhe Liban’, thotë Shtëpia e Bardhë

Presidenti amerikan Joe Biden po monitoron nga afër ngjarjet në Izrael dhe Liban, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën mbrëma.

“Ai ka qenë i angazhuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtare gjatë gjithë mbrëmjes. Në drejtimin e tij, zyrtarë të lartë amerikanë kanë komunikuar vazhdimisht me homologët e tyre izraelitë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe do të vazhdojmë të punojmë për stabilitetin rajonal”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Sean Savett.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant kishte informuar Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin mbi sulmet izraelite në Liban të shtunën në mbrëmje në SHBA, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kemi kryer sulme të sakta në Liban për të penguar një kërcënim të afërt kundër qytetarëve të Izraelit”, raportohet t`’I ketë thënë Gallant, Austinit sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes.

Gallant shtoi se Izraeli është i përgatitur të vendosë mjete sulmuese dhe mbrojtëse dhe falënderoi Austin për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Një zëdhënës i Pentagonit të shtunën mbrëma tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën dhe janë “të vendosura për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

UT shpreh ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës

Universiteti i Tetovës nëpërmjet Kuvendit Universitar të Studentëve, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës, e cila dje u gjet e vdekur në...

Vrasje e rëndë në Malishevë: Dhëndri ekzekuton dy miqtë e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Malishevë, ku sipas informacioneve të para, një person ka vrarë dy miqtë e tij. Sipas raportimeve të...

Ngjarja tragjike e studentes në Tetovë, gazetari Hasipi: Turp për SPB-Tetovë- heshtja që shqetësoi mijëra studentë dhe familje

“Lidhur me rastin tragjik të studentes nga Kosova, Policia e Maqedonisë, për hir të interesit të përgjithshëm, evitimin e paqartësive, evitimit të dezinformacioneve, do...

Izraeli u bën thirrje hebrenjve të largohen urgjentisht nga New York-u pas zgjedhjes së Mamdanit

Zohran Mamdani, demokrati progresiv me origjinë nga Uganda, ka qenë kritik i hapur i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë...

Polonia do të stërvitë ushtarakisht rreth 400.000 njerëz në vitin 2026

Polonia do ta fillojë këtë muaj zbatimin e një programi të ri për stërvitje ushtarake, si pjesë e një plani më të gjerë për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu