Krushqit pa kontroll e kanë kaluar bllacën – Toshkovski: Ka pasur lëshime, do të merren masa

Kryeparlamentari Afrim Gashi, si dhe krushqit  që kanë shkuar në Kosovë, nuk janë kontrolluar fare në pikën kufitare Bllacë, thonë nga LSDM. Partia opozitare kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe akuzon se kufiri shtetëror trajtohet sikur të ishte pronë partiake e VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.Kufiri me Bllacën është privatizuar tërësisht për nevojat e Gashit, me miratimin e MPB-së dhe zyrtarëve përgjegjës. Kjo cenon sigurinë e shtetit dhe kontrollin e pasagjerëve, i cili është i detyrueshëm me ligj”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Nga LSDM-ja kërkojnë që të reagojë Prokuroria Publike, si dhe kontrolli i brendshëm në MPB për të përcaktuar, siç thonë ata, nën komandën e kujt janë lejuar të kalojnë automjetet dhe personat privatë lirshëm dhe pa asnjë kontroll në pikën kufitare.

“Sipas informacioneve që denoncuesit  ia kanë dhënë LSDM-së, kufiri me Kosovën ka qenë i hapur për veturat zyrtare të Gashit, por edhe për vetura të tjera private që po ashtu kanë qenë pjesë e procesionit që ka shkuar për nusen. Të gjitha veturat e Gashit, sigurimi i tij dhe veturat private kanë kaluar pa kontroll”, tha Bogdanka Kuzeska.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në profilin e tij në Facebook, ka konfirmuar një pjesë të informacionit të LSDM-së dhe ka theksuar se ka pasur lëshime. Ai tha se ligjet duhet të zbatohen për të gjithë në mënyrë të barabartë dhe kërkoi që punonjësit e policisë të refuzojnë urdhrat e paligjshëm.

“Do të merren masat e duhura për vendosjen e përgjegjësisë në përputhje me Marrëveshjen Kolektive të MPB-së për dështimet e identifikuara operative  nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ndaj kreut të turnit në pikën kufitare”, deklaroi Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe...

Serbia i shiti më shumë municione Izraelit në 6 muajt e parë të 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar

Serbia i ka shitur më shumë municione Izraelit në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar 2024, transmeton...

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë kundër trupave ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pretenduar se trupat ukrainase në verilindje të vendit po luftojnë kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme, përfshirë...

Izraeli vret mesatarisht 28 fëmijë palestinezë çdo ditë në Gaza – thotë UNICEF

Sipas Kombeve të Bashkuara, afërsisht 28 fëmijë po vriten çdo ditë në Gaza për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite dhe kufizimeve të saj...

Daut Haradinaj: “Ndryshimi” i Albin Kurtit në Maqedoni po flet me thirrje si “dhoma gazi për shqiptarët”!

në Maqedoninë e Veriut, ku u përdorën fjalë të rënda e skandaloze kundër shqiptarëve. Ai akuzon drejtpërdrejt Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për heshtje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu