Mexhiti: Shpresoj të mos përsëriten rastet sikur ai i Blerim Ramadanit, dëmtojnë marrëdhëniet me Kosovën

Zv.kryeministri Izet Mexhiti sot në konferencë për shtyp, ka folur për çështjen e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, i cili u arrestua nga Policia e Maqedonisë, ndërsa gjatë ditës së djeshme u arratis nga arresti shtëpiak.

Mexhiti e akuzoi opozitën se kanë kundërshtuar vendimin që të lirohet ish-ushtari Ramadani, duke shtuar se “kanë gënjyer kur kanë thënë se është rasti i parë që një ish-ushtar i UÇK-së arrestohet në RMV”.

“Edhe unë edhe ju e dini që Prokurorinë e Krimit të Organizuar kush e udhëheq dhe cili është problemi. Diçka tjetër bëjnë, diçka tjetër thonë. Kanë qenë në kundërshtim për ta ndihmuar ish-ushtarin e UÇK-së. U munduan me lajme të rrejshme të thonë se është rasti i parë i arrestimit të ish-ushtarëve, ndërsa të njëjtit mbrëmë u lavdëruan për rastin Dugolli se si në kohën e tyre është liruar që edhe kjo nuk është e vërtet, është rrena e dytë për shkak se Dugolli është liruar mur është sjell vendimi i Gjykatës Supreme”, tha Mexhiti.

Ai uroi që të mos ketë raste të ngjashme në të ardhmen, duke shtuar se janë ngarkesë për shtetin, por se edhe dëmtojnë marrëdhëniet në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ndryshe, ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili u arrestua muajin e kaluar në kufirin Kosovë – Maqedoni me urdhër të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë, dje është arratisur nga arresti shtëpiak, ndërsa gjatë ditës së sotme kanë dalë informacione se ai tashmë ndodhet në Kosovë. Masa e arrestit shtëpiak, Ramadanit i skadonte sot (16 gusht), ndërsa Policia e Maqedonisë së Veriut ka lëshuar fletarrest ndaj tij./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu