Filipçe: Tregimi për destabilizim me siguri është marrëveshje në mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në një intervistë për të përjavshmen “Fokus” ka folur për çështjet aktuale nga fusha e zhvillimeve politike në vend.

Në intervistë, Filipçe vlerëson se në aspektin politik, OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së u përshtaten narrativat e konfliktit dhe destabilizimit ndëretnik. Kryetari i LSDM-së beson se strategjia e ngritjes së tensionit ndëretnik, të cilën sipas tij, OBRM-PDUKM dhe BDI e kanë zbatuar para zgjedhjeve, tani po rikthehet në lojë.

“Nëse marrim parasysh se BDI-ja i dha mbështetje OBRM-PDUKM-së për Ligjin për riorganizimin e ministrive, pa të cilin nuk do të mund të formohej Qeveria, atëherë nuk do të habitesha nëse e tëra është një strategji e dakorduar mes dy partive. Edhe nëse nuk është dakorduar, është në interes të të dyja palëve”, thotë Filipçe në intervistë.

Sipas Filipçes, skenarë të tillë të OBRM-PDUKM-së, do të ndikojnë negativisht në zhvillimin e ekonomisë dhe do të krijojnë frikë dhe konfuzion tek qytetarët.
“Fatkeqësisht, skenarë të tillë sjellin vetëm ngecje në zhvillimin e shtetit, ekonomisë, shumë konfuzion dhe frikë tek qytetarët. Nuk kemi parë asgjë të mirë nga çështjet e pafundme ndëretnike, përveç tensioneve të ngritura dhe regresionit të shtetit. Por është mirë që për dallim nga mandati i mëparshëm i OBRM-PDUKM-së, tash qytetarët dhe opinioni profesional i njohin shumë herët të njëjtat taktika dhe kështu efekti i tyre është i dobët”, thotë Filipçe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu