“Zjarë” në Lëvizjen Besa, Imeri: Gostivari po anashkalohet nga Kryesia qendrore dhe satelitëve e BESËS

Të gjitha emërimet që janë bërë, nuk kanë kaluar nga shumica e anëtarëve te Kryesisë së Degës dhe Komisionit Kadrovik (posedoj edhe procesverbal legjitim nga mbledhja e mbajtur), por janë emëruar direkt nga kryesia qendrore e Lëvizjes Besa dhe satelitëve të saj që bihen në kundërshtim me vendimet e kryesisë së degës LB-GV.

Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, kryetari i Degës së BESËS në Gostivar, Dritan Imeri, ndërsa shton se Lëvizjes Besa – Gostivar i janë bërë padrejtësi duke më anashkaluar dhe fajësuar për emërimet dhe pozicionet që i kanë takuar degës së Lëvizjes Besa në Gostivar.

Statusi i plotë i Dritan Imerit:

Unë Dritan Imeri – Kryetar i Lëvizjes Besa Gostivar, i njoftoj të gjithë anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes Besa – Gostivar se kohën e fundit i janë bërë disa padrejtësi Degës së Lëvizjes Besa në Gostivar dhe mua si kryetar Dege, duke më anashkaluar dhe fajësuar për emërimet dhe pozicionet që i kanë takuar degës së Lëvizjes Besa në Gostivar.

Ju njoftoj se të gjitha emërimet që janë bërë, nuk kanë kaluar nga shumica e anëtarëve te Kryesisë së Degës dhe Komisionit Kadrovik (posedoj edhe procesverbal legjitim nga mbledhja e mbajtur), por janë emëruar direkt nga kryesia qendrore e Lëvizjes Besa dhe satelitëve të saj që bihen në kundërshtim me vendimet e kryesisë së degës LB-GV.

P.S. E ndjej si obligim moral ta informoj opinionin e gjerë se padrejtësisht fajësohemi dhe sulmohemi unë dhe Kryesia e Degës në Gostivar për përzgjedhjen kadrovike që nuk ka të bëjë me vendimet e Kryesisë së Degës dhe Komisionit Kadrovik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu