Kievi ngre baza në Rusi, Moska: NATO dhe SHBA po e ndihmojnë të na sulmojë

NATO dhe shërbimet e posaçme perëndimore janë të përfshira drejtpërdrejtë në planifikimin e inkursionit ukrainas në rajonin rus të Kursk. Akuza erdhi nga këshilltari kryesor i Vladimir Putin, Nikolai Patrushev, i cili thekson se ishte perëndimi që solli në pushtet, juntën kriminale në Ukrainë, siç e cilëson. Në një intervistë për gazetën Izvestia zyrtari rus i quan të pavërteta pretendimet e Shteteve të Bashkuara se nuk janë të përfshira në operacionin që po zhvillohet në Kurks. Sipas tij, pa pjesëmarrjen dhe mbështetjen direkt të Uashingtonit, Kievi nuk do të kishte qenë në gjendje të hynte në territorin rus.

“Vendet e NATO-s kanë dërguar armë dhe instruktorë ushtarakë në Ukrainë, vijojnë të sigurojnë informacione të inteligjencës dhe kontrollojnë veprimet e grupeve neonaziste. Operacioni në rajonin e Kursk është planifikuar me pjesëmarrjen e NATO dhe shërbimeve speciale perëndimore”, deklaroi Nikolai Patrushev.

Kreu i ushtrisë ukrainase, Oleksandër Syrski raportoi se trupat e Kievit në Kursk, kishin avancuar edhe me 1.5 km gjatë 24 orëve të fundit, duke hyrë 35 km në brendësi të territorit. Sipas tij, 82 vendbanime përfshirë qytezën e Sudzhes dhe një zonë prej 1150 km katrorë, janë nën kontrollin e forcave ukrainase.

Syrski tha se kishin ngritur një zyrë të komandës ushtarake në Kursk, duke sugjeruar ambicien për të vijuar më tej.

Në një intervistë, ish-ministri i mbrojtjes Andriy Zagorodnyuk tha se qëllimi i Ukrainës ishte të detyronte tërheqjen e forcave ruse nga rajoni lindor i Donbas kur Rusia ka avancuar në mënyrë të qëndrueshme për muaj me radhë. Dhe sipas raportimeve të shtëpisë së bardhe Moska i ka tërhequr disa njësi këmbësori për t’i zhvendosur në Kurks.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu