LSDM: Dështoi në përballjen me zjarret, të dorëhiqet Toshkovski

Fatkeqësia që po ndodh prej gati një muaji me zjarret e furishme ka shkatërruar 5% të territorit të përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, vlerësojnë nga LSM-ja dhe fajin për këtë ia hedhin qeverisë, duke kërkuar përgjegjësi për siç thonë, dështimin në përballjen me zjarret. Nga partia e Filipçes kërkojnë dorëheqje të menjëhershme të ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski.

LSDM disa herë ka bërë apel se Toshkovski është i paaftë për të menaxhuar shtabin e krizës dhe patjetër të zëvendësohet.

“Koordinimi i keq me avionët dhe veprimi i ngadaltë i institucioneve, për të cilin kemi paralajmëruar prej ditësh, rezulton të jetë dështimi më i madh i Komitetit Drejtues për sistemin e menaxhimit të krizave që menaxhon Toshkovski. Toshkovski dështoi plotësisht në parandalimin si dhe në kapjen e zjarrvënësve. Krahas përgjegjësisë së Toshkovskit, Qeveria duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e veprimit. Të gjitha institucionet të fokusohen në krizën e zjarrit, për të siguruar një efikasitet dhe funksionim më të madh të kanaleve të ajrit. Një kryeministër i përgjegjshëm dhe një ministër i përgjegjshëm, në këtë situatë, duhet të jenë çdo ditë në shtabin e krizës dhe duhet të menaxhojnë institucionet dhe nuk duhet t’i shohim të merren vetëm me PR dhe promovime ditore politike. LSDM në të kaluarën është sjellë në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, nuk ka dashur të ushqejë tensionin dhe të sulmojë Qeverinë, duke i lënë institucionet të bëjnë punën. Por gjendja me të cilën po përballet vendi është tepër e rëndë dhe në masë të madhe pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të VMRO-DPMNE-së dhe Qeverisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu