Dështon tenderi për shënimin e 23 vjetorit të MO-së! Marrëveshje në katër sy ka firmosur Stoilkoviq me kërkesë të Izet Mexhitit

Sa do të kushtojë festimi shtetëror për shënimin e 23-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, është një pyetje të cilës Qeveria nuk iu përgjigj deri në publikimin e tekstit.

Qeveria thotë se për këtë organizim nuk është bërë asnjë prokurim publik.

Paraprakisht, tenderi për organizimin e festës ishte anuluar dhe sipas procesverbalit të qeverisë, teksa zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq ishte urdhëruar të lidh kontratë në “katër sy” pa shpallur njoftim për organizimin e festës.

Një ditë para shënimit të 23 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, për media është dërguar njoftim në të cilin thuhet se do të organizohet panel diskutimi me temën “23 vjet nga Marrëveshja Kornizë, Decentralizimi mbetet sfidë”.

Festimi do të bëhet me një pritje zyrtare në Muzeun e Artit Bashkëkohor, në Kalenë e Shkupit.

Marrëveshja kuadër u nënshkrua më 13 gusht 2001, e cila i dha fund konfliktit të armatosur disamujor në vend.

Konflikti është zhvilluar në mes të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Forcave të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë.

Nga Qeveria thanë për Radion Evropa e Lirë se këtë vit organizimin e festës e ka ndërmarrë Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe se për organizimin e festës nuk është bërë asnjë prokurim publik.

Tradicionalisht, prokurimi publik për organizimin e shënimit të përvjetorit të Marrëveshjes Kornizë është bërë nga Ministria e Marrëdhënieve Ndër-Komuniteteve, e njohur më parë si Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komuniteteve.

Tenderi për organizimin e festës së këtij viti është anuluar më 26 korrik, sipas të dhënave të Byrosë së Prokurimit Publik.

Ndërkohë në faqen e Byrosë së Prokurimit Publik nuk është publikuar asnjë shpallje e re për kompaninë që do të organizojë festën.

Sipas vendimeve të mëparshme të qeverisë, gjegjësisht sipas procesverbalit të seancës së qeverisë të mbajtur më 5 korrik të këtij viti, detyrë për organizimin e festës për 23 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, i është dhënë zëvendëskryeministrit dhe ministrit Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve Ivan Stoilkoviq i cili është dhe lider i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni.

Stoilkoviq këtë detyrë e ka marrë me sugjerimin e kolegut të tij, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mjedisit, Izet Mexhiti, i cili vjen nga koalicioni VLEN.

Sipas procesverbalit të seancës së qeverisë, Stoilkoviq ishte ngarkuar që të kërkojë pëlqimin e Byrosë së Prokurimit Publik për zbatimin e procedurës së prokurimit publik, pa shpallje të njoftimit, për shfrytëzimin e mjeteve të parapara në buxhetin e vitit 2024.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu