Shaban Tërstena: Ekspozita ime si një kampion olimpik, realizohet 40 vite pas me 40 fotografi historike

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, sot ka kremtuar 40 vjetorin e fitimit të medaljes së artë olimpike në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ekspozita është hapur me 40 fotografi në qendër të Shkupit.

“Në një atmosferë impozante mes miqve u realizua ceremonia solemne, hapja e ekspozitës së parë sportive.

ImageFoto galeri
Pamje nga ekspozita

Ekspozita ime si një kampion olimpik e cila realizohet 40 vite pas me 40 fotografi historike, respektivisht që nga fitorja e medaljes së artë olimpike në Los Anxhelos 10 gusht 1984.

Ku sot ngjalli ndjenjat e prezencës të një mase të madhe të pranishmëve edhe atë pjesëmarrës nga bota akademike, të gjithë janë që kanë shkruar, artistë, sportistë, shkrimtarë, doktorë, komentatorët të niveleve botërore, koreografë po ashtu gazetarë sportivë, krerë të shteteve dhe biznesmenë, artdashës dhe të tjerë nga qytetet e Maqedonisë së Veriut, Kosova, Presheva, Kroacia dhe miqët që kanë ardhur nga vende të shteteve Evropiane, të gjithë janë persona që kanë lënë gjurmë në vendin tonë dhe në botën e madhe.

ImageFoto galeri
Ju jam mirënjohës dhe falënderues për gjithë, edhe pse ndoshta kjo ditë historike nuk është aq e rëndësishme për shumëkënd, por për mua është e rëndësishme, e veçantë për të gjithë ata që dinë ta vlerësojnë këtë vit të artë olimpike.

Vërtet vitet kalojnë shpejt, por simbolika mbetet përgjithmonë në shpirtin e çdo kampioni olimpik. Me shumë respekt”, ka shkruar Tërstena.

Karriera e tij zgjati 19 vjet, nga 1977 deri në vitin 1996, dhe ishte një sfidë e luftë individuale. Në karrierën e tij prej 741 ndeshjesh, janë regjistruar 715 fitore dhe vetëm 26 humbje. Mori pjesë në 42 turne nëpër botë, duke fituar 30 medalje të arta.

Përveç medaljen e artë dhe të argjendtë olimpike, Tërstena ka fituar edhe 8 medalje evropiane, 2 nga Kampionati Botëror, 3 medalje ballkanike dhe 3 medalje të arta nga Lojërat Mesdhetare.

Në karrierën e tij dy herë është shpallur mundësi më i mirë në botë dhe në Evropë, në vitet olimpike 1984 dhe 1988.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu