Kosova kërkon ar’mëpushim në Gaza!

“Është koha për të sjellë lehtësim të menjëhershëm si për popullin e shumëvuajtur të Gazës, ashtu edhe për pengjet e shumëvuajtur dhe familjet e tyre. Ka ardhur koha për të përfunduar marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve dhe të arrestuarve”.

Kështu kanë deklaruar liderët e tri vendeve që ishin përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza, SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit.

“Ne të tre dhe ekipet tona kemi punuar pa u lodhur gjatë shumë muajve për të krijuar një marrëveshje kuadër që tani është në tryezë dhe kanë mbetur vetëm detajet e zbatimit për t’u përfunduar. Kjo marrëveshje bazohet në parimet e përshkruara nga Presidenti Biden më 31 maj 2024 dhe miratuar nga Rezoluta 2735 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nuk ka më kohë për të humbur dhe as justifikime nga asnjë palë për vonesa të mëtejshme. Është koha për të liruar pengjet, për të filluar armëpushimin dhe për të zbatuar këtë marrëveshje”, thuhet më tej në këtë deklaratë të përbashkët.

Si ndërmjetës, presidenti amerikan Joe Biden, ai i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi dhe ai i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, kanë thënë se nëse është e nevojshme janë të përgatitur të paraqesin një propozim përfundimtar lidhës që zgjidh çështjet e mbetura të zbatimit në një mënyrë që përmbush pritshmëritë e të gjitha palëve.

“Ne u kemi bërë thirrje të dyja palëve që të rifillojnë diskutimin urgjent të enjten, më 15 gusht në Doha ose Kajro për të mbyllur të gjitha boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme”.

Kësaj deklarate i është bashkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i bashkohet deklaratës më poshtë nga presidenti amerikan Joe Biden, ai i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi dhe ai i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thanii. Vuajtjet e njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen!”, thuhet në njoftimin e Presidencës në X.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza voton në Mitrovicë të Jugut

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, votoi rreth orës 10:00 në Mitrovicë të Jugut. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu