ASH: Ndryshimi në arsim, seriale në vend të librave

Nga deklaratës së ministres së Arsimit dhe Shkencës, ku thotë se nuk do të ketë libra të shtypur për gjuhët e huaja pasi ato mund të mësohen nga serialet dhe televizionet, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën – pjesë e opozitës shqiptare, transmeton TV21.

Reagimin ASh-ja e nisi duke thënë se “ndryshimi në arsim, seriale në vend të librave”.

Më tej nga ASh-a thonë se kjo paraqet regres dhe degradim i arsimit, ndërkaq ia kanë kujtuar VLEN-it edhe premtimin se do t’i harmonizojnë korikulat shkollore në Maqedoninë e Veriut me ato të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Regresi dhe degradimi tani fillon edhe në sferën e arsimit. Deklarata e ministres për arsim, se nuk do të ketë libra dhe materiale për gjuhët dhe se fëmijët do të duhet të mësojnë nga serialet, janë skandaloze dhe tregojnë qartë për qasjen e kësaj qeverie ndaj sferës më të rëndësishme. Ndërkohë, partitë shqiptare që pa legjitimitet hyjnë në Qeveri, sot heshtin dhe harruan të gjitha fjalët që kishin thënë paraprakisht për arsimin në përgjithësi dhe tekstet shkollore në veçanti. Kujtojmë që në programin e VLEN qëndron edhe premtimi për harmonizimin e korikulave me Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo vetëm konfirmon se temat e ndjeshme janë keqpërdorur për propagandë parazgjedhore dhe se sheqtësimi i tyre ka qenë vetëm pushteti dhe jo arsimi cilësor i brezave të rinjë. Veprimet dhe deklaratat e fundit përveç se dëmtojnë procesim arsimor, paraqesin edhe tallje me nxënësit në përgjithësi dhe ata nga bashkësitë jo shumicë në veçanti. Çfarë goditje tjetër duhet të presim nga Qeveria monoetnike dhe jolegjitime që t’i bindë servilët të heqin dorë nga ky mision i dëmshëm, degradues dhe degjenerues?”, thuhet në reagimin e ASh-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu